Turistët nga Kosova “braktisin” Shqipërinë, shpenzojnë milionat në Greqi

Qytetarët e Kosovës nga 1 janari i këtij viti gëzojnë të drejtën e lëvizjes pa viza. Heqja e vizave kë bërë që udhëtimet jashtë shtetit të rriten, duke ndikuar kështu edhe në turizmin shqiptar. Deri tani destinacioni kryesor i tyre rezulton të jetë Greqia.

Qytetarët e Kosovës muajve të fundit shumicën e fundjavave po i kalojnë në Greqi, konkretisht në Selanik. Sipas Aleancës Kosovare të Biznesit (AKB), qytetarët e Kosovës për të vizituar Selanikun dhe vendet të tjera të Greqisë, po shpenzojnë mbi 1 milion euro.

“Greqia po bëhet vendi më i preferuar i shtetasve të Kosovës për të vizituar gjatë javës sidomos pas janarit të këtij viti, që mesatarisht në javët e kaluara kanë ikur mbi 2500 vizitorë për fundjave, për të vizituar Selanikun dhe vendet të tjera të Greqisë, mesatarisht po shpenzojnë mbi 1 milion € për konsume, sigurime të makinave dhe blerje”, sipas një studimi të AKB-së.

Sipas AKB-së këto vizita po i bëjnë të mundura edhe ofertat e lira të kompanive turistike.

“Këtë po e bëjnë të munduar edhe organizimet të ndryshme me autobus të disa kompanive dhe agjencive turistike me oferta të lira nga Kosova për të shkuar në Selanik për vetëm 8 euro”.Aleanca Kosovare e Biznesit thotë se pas liberalizimit të vizave po përfitojnë disa shtete që tradicionalisht ishin të vizituara nga qytetarët deri rreth viteve 91.

“Nga liberalizimi i vizave për Kosovën më së shumti po përfitojnë shtet që tradicionalisht ishin të vizituara nga Kosovarët deri rreth viteve 91 kur shtetet e EU aplikojnë viza për ish-Jugosllavinë’.

Ruzhdi Kurtishaj, pronar i një agjencie turistike, ka treguar se udhëtimet e qytetarëve të Kosovës nga 1 janari janë shtuar për më shumë se 100%. Destinacionet sipas tij janë të ndryshme, si Greqi, Kroaci, Hungari, Bullgari e Austri.


Shtuar 13.03.2024 13:52