Tubimi para Kuvendit të Kosovës nis para protestës së paralajmëruar

Para Kuvendit të Kosovës kanë filluar të grumbullohen qytetarë, përpara protestës së njoftuar për sot në sheshin “Skënderbeu”.

Të lidhura

None found

Protesta është planifikuar të nisë në orën 12:00 dhe ka në qendër kërkesën për votimin në lexim të dytë të Projektligjit për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

Protestuesit pritet t’u kërkojnë deputetëve që të vijojnë procedurën dhe të votojnë ndryshimet e propozuara në këtë ligj.


Shtuar më 6.10.2026 10:53