Detaje të reja mësohen nga tragjedia në Kosovë me një të vrarë dhe një të plagosur. Një 21-vjeçare u vra me armë ndërsa vëllai i saj mbeti i plagosur. Mediat në Kosovë raportojnë se viktima është qëlluar me armë zjarri nga ish-bashkëshorti i saj.
Kryeprokurori në Ferizaj, Shukri Jashari, tha se dyshohet që gruaja është vrarë nga ish-bashkëshorti i saj pas një mosmarrëveshje.
Burimet nga Emergjenca kanë bërë më dije se viktima është Erona Cokli, 21-vjeçare.
“Për momentin nuk kemi informacione, mirëpo dyshojmë që motivi është te një mosmarrëveshje mes ish-bashkëshortëve. Ata janë takuar afër Qendrës për Punë Sociale dhe aty ka ndodhur rasti. Personi [ish-bashkëshorti] është arrestuar”, tha kryeprokurori./albeu.com