Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, u takua sërish mbrëmjen e së shtunës me kreun e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, për të diskutuar rreth zgjedhjes së presidentit të ardhshëm.
Të lidhura
None found

Sipas burimeve të afërta, bisedimet mes dy politikanëve po mbahen në ambientet e Kuvendit të Kosovës dhe janë ende në vijim.
Ky takim vjen vetëm pak ditë pas një takimi të mëparshëm, të mërkurën, ku të dy palët pohuan se kishin shqyrtuar emra konkretë që përmbushnin kriteret e rëna dakord më parë.
Megjithatë, pas përfundimit të takimit të sotëm, Kurti nuk dha shumë detaje, duke lënë të kuptohet se ende nuk është arritur një marrëveshje përfundimtare për një kandidat konsensual.
“Sapo të kemi rezultate nga ana jonë, do të kemi lajme për ju”, deklaroi shkurtimisht Kurti, duke sinjalizuar se procesi i negociatave vazhdon.
