Sveçla kritikon reagimin e Tiranës ndaj deklaratës së ministres serbe: Duhet qëndrim më i prerë

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka shprehur pakënaqësinë e tij mbrëmjen e kësaj të mërkure për qëndrimin e Shqipërisë pas deklaratave të diskutueshme të ministres serbe, Snezhana Paunoviç.

Të lidhura

None found

Ai tha se pret nga Tirana zyrtare një reagim më të vendosur dhe më të angazhuar, duke nënvizuar se qëndrimi i mbajtur deri më tani nuk ishte në lartësinë e duhur.

Sveçla kërkoi ekspozimin e asaj që ai e cilësoi si “hipokrizi” të Beogradit, duke argumentuar se armiqësia nuk drejtohet vetëm kundër Kosovës, por kundër të gjithë shqiptarëve.

“Natyrisht, duke marrë parasysh që Shqipëria është shteti mëmë dhe se vetë Kushtetuta e saj e detyron të mbrojë shqiptarët dhe interesat e tyre kudo qofshin, unë pres më tepër. Pres një reagim real dhe proaktiv ndaj këtyre kërcënimeve. Sepse këtu nuk bëhet fjalë thjesht për fjalë, por për kërcënime që ushqehen nga e kaluara jonë e dhimbshme dhe nga sjellja tradicionale e Serbisë. Mendoj se Shqipëria duhet të ketë një reagim më substancial dhe energjik. Kjo ministre ka qenë deputete dhe pjesë e Grupit të Miqësisë Serbi-Shqipëri, një grup ku, për fat të keq, kanë marrë pjesë shovinistë serbë. Nevojitet demaskimi i kësaj sjelljeje dinake të Beogradit, sepse problemi i tyre nuk është Kosova, por shqiptarët në tërësi,” u shpreh ministri Sveçla.


Shtuar 15.07.2026 22:36

MatbetEsenyurt Escortmatbetjojobet güncel girişjojobetMadridbetJojobetJojobetjojobet girisİnstagram takipçi satın alcasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetjojobetjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerBetpasPusulabetbetciobetciobetcio girişİmajbetGrandpashabetHoliganbetHoliganbetHoliganbetjojobetjojobet girişjojobet girişgrandpashabet