kosovë

Sveçla: Kosova nuk gjunjëzohet nga banditët e mbështetur nga Serbia!

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla ka vlerësuar numrin e qytetarëve të cilët i janë përgjigjur pozitivisht vendimit të qeverisë për regjistrimin e targave.

Sipas tij sot në 4 komunat e veriut shërbejnë zyrtarë policorë që janë në shërbim të rendit dhe ligjit e në luftim të kontrabandës, grupeve kriminale e terroriste, ndërsa më herët shumica ishin vetë pjesë e krimit e kontrabandës tregon edhe përfshirja e ish-zyrtarëve policorë jo vetëm në rastin e Banjskës.

Të lidhura

None found

Reagimi i plotë:

Qytetarët tanë i janë përgjigjur pozitivisht vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për regjistrimin e veturave nga targat ilegale në targa RKS, duke regjistruar 471 vetura për 4 ditë.

Kjo pasi që sot në veri nuk janë më të plotfuqishëm kriminelët si Milan Radojçiç, Llune, Mami, Rusi e të ngjashëm.

Mund të duket e paimagjinueshme nga perspektiva e para një viti, por sot në 4 komunat e veriut shërbejnë zyrtarë policorë që janë në shërbim të rendit dhe ligjit e në luftim të kontrabandës, grupeve kriminale e terroriste.

Se shumica ishin vetë pjesë e krimit e kontrabandës tregon edhe përfshirja e ish-zyrtarëve policorë jo vetëm në rastin e Banjskës.

Shteti nuk gjunjëzohet nga banditët e as nga grupet kriminale edhe atëherë kur grupe të mirëorganizuara e mbështetura nga Qeveria e Serbisë synojnë terrorizimin e qytetarëve, cënimin e integritetit dhe sovranitetit të vendit tonë.

Ky rezultat është falë angazhimit të pandalshëm të secilit që nuk dorëzohet përballë kërcënimeve, shantazheve e sulmeve por besojnë në drejtësi e barazi.

të fundit

Matthäus kërkon ndryshim të thellë te Gjermania: Kimmich duhet të mbetet pika e referimit

Legjenda e futbollit gjerman, Lothar Matthaus, ka bërë thirrje për një rindërtim të Kombëtares së Gjermanisë pas eliminimit të hershëm…

17 minutes ago

Belgjika i jep leksion SHBA-së, De Ketelaere udhëheq “Djajtë e Kuq” drejt çerekfinales

Belgjika ka siguruar një vend në çerekfinalet e Kupës së Botës 2026, pasi mposhti Shtetet e Bashkuara me rezultat 4-1…

1 hour ago

After Nadir Çausholli’s violence against his business partner, “Sky Tower” owner Vladimir Kosta reacts: In these circumstances, vigilante justice may occur…

Konflikti i djeshëm në zonën e ish-Bllokut, ku pronari i Sky Tower, dhunoi biznesmenin Mirton Lika ka sjellë edhe reagimin…

2 hours ago

VIDEO/ Nadir Çausholli involved in physical altercation with Mirton Lika in the former Blloku area

Biznesmeni Nadir Çausholli, pronar i kompanisë farmaceutike “CFO Pharma”, i linjës së autobusëve “Green Line”, dhe taksive “Green Taxi”, është…

2 hours ago

Pas dhunës së Nadir Çaushollit ndaj ortakut të tij, reagon pronari i “Sky Tower”, Vladimir Kosta: Në këto rrethana, ndodh vetëgjyqësia….

Konflikti i djeshëm në zonën e ish-Bllokut, ku pronari i Sky Tower, dhunoi biznesmenin Mirton Lika ka sjellë edhe reagimin…

2 hours ago

VIDEO/ Nadir Çausholli përfshihet në konflikt fizik me Mirton Likën në zonën e ish-Bllokut

Biznesmeni Nadir Çausholli, pronar i kompanisë farmaceutike “CFO Pharma”, i linjës së autobusëve “Green Line”, dhe taksive "Green Taxi", është…

2 hours ago