Pas daljes së parakohshme të Gjermanisë nga Kupa e Botës, legjenda e futbollit gjerman Lothar Matthaus ka kërkuar një rindërtim të Kombëtares, duke theksuar se Joshua Kimmich duhet të vijojë të ketë rolin kryesor në ekip.
None found
Sipas ish-kapitenit të Gjermanisë, mesfushori i Bayern Munichut duhet të mbetet udhëheqësi i skuadrës edhe në ciklin e ardhshëm, ndërsa ai përmendi edhe disa lojtarë të tjerë që, sipas tij, mund të shërbejnë si themel për një periudhë të re.
“Unë ende e shoh Joshua Kimmich si shtyllën kurrizore dhe kapitenin e ekipit. Jonathan Tah dhe Nico Schlotterbeck gjithashtu mund të jenë fytyrat e reja të kësaj skuadre”, shkroi Matthäus në kolonën e tij për Sky.
Fituesi i Kupës së Botës 1990 e përfshiu edhe Kai Havertzin mes emrave që mund të marrin më shumë përgjegjësi në repartin ofensiv, por nënvizoi se vendosja e tij në fushë dhe detyrat konkrete duhet të përcaktohen nga trajneri i ri i përfaqësueses.
Një pikë tjetër që, sipas Matthäus, mbetet pa zgjidhje te Gjermania është edhe posti i portierit. Ai vuri në dyshim vazhdimësinë e gardianit aktual titullar dhe bëri thirrje që të merret një vendim i qartë për këtë repart.
“A duan të vazhdojnë me Oliver Baumann? Me Jonas Urbig ke një portier tek i cili mund të mbështetesh”, u shpreh ai.
Matthaus theksoi se lëvizjet te Kombëtarja gjermane nuk duhet të ndalen vetëm te pankina e trajnerit, por duhet të përfshijnë një riorganizim më të gjerë të skuadrës, me objektivin për ta kthyer Gjermaninë sërish mes fuqive kryesore të futbollit botëror.
Ernest MuçiNë javën e 9-të të Superligës turke, Trabzonspori mori fitore “thriller” kundër Rizesporit, 4 – 3 [...]Read More...
Kuvendi, në seancën e tij të 122-të, miratoi ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit të Prokurimeve Publike, të cilat parashikojnë zgjidhje…
MPB Maqedoni njofton se dje (26.10.2026), rreth orës 15:00, nëpunës policorë të Stacionit Policor për Mbikëqyrje Kufitare Mihajllovë, pranë Qendrës…
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar raportet e shpenzimeve për tremujorin e tretë të vitit 2026, përkatësisht për periudhën…
Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) ka kërkuar që Projektligji për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë…
Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes ka miratuar në parim Projektligjin për Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave (AME), me…