Categories: sport

Belgjika i jep leksion SHBA-së, De Ketelaere udhëheq “Djajtë e Kuq” drejt çerekfinales

Belgjika ka prerë biletën për në çerekfinalet e Kupës së Botës 2026, pasi triumfoi 4-1 ndaj Shteteve të Bashkuara në një prej sfidave më të komentuara të raundit të 16-të.

Të lidhura

None found

Figura kryesore e suksesit belg ishte Charles De Ketelaere, që shkëlqeu me dy gola të shënuar dhe një asistim në një mbrëmje të jashtëzakonshme.

Ai i dha avantazhin Belgjikës që në minutën e 9-të, ndërsa në të 33-tën realizoi sërish, duke regjistruar golin e tij të dytë personal.

Në fraksionin e dytë të lojës, De Ketelaere shërbeu për Hans Vanaken, i cili në minutën e 57-të dërgoi topin në rrjetë për rezultatin 3-1.

Golin që mbylli përfundimisht ndeshjen e realizoi Romelu Lukaku, i futur nga stoli, i cili shënoi të katërtin për Belgjikën në minutën e 93-të.

Nga ana e SHBA-së, i vetmi që gjeti rrugën e rrjetës ishte Malik Tillman, që në minutën e 31-të realizoi nga goditja e dënimit dhe rindezi përkohësisht shpresat e vendasve.

Kjo ndeshje tërhoqi shumë interes edhe përpara nisjes, për shkak të çështjes së Folarin Balogun. Komiteti disiplinor i FIFA-s miratoi ankesën e SHBA-së dhe hoqi pezullimin e sulmuesit, duke e bërë atë të gatshëm për këtë takim.

Balogun u aktivizua nga minuta e parë, por nuk ia doli të ndikojë në tentativën e amerikanëve për të nxjerrë jashtë Belgjikën.

Pas këtij suksesi, Belgjika shkon në çerekfinale të Kupës së Botës, aty ku e pret Spanja në një përballje që premton shumë spektakël.

të fundit

VIDEO/ Burreli-Kastrioti përfundon në kaos: katër të përjashtuar dhe policia në fushë

Burreli - KastriotiKategoria e Parë për sezonin 2026-2027, ka nisur mjaft e tensionuar, madje ndeshja Burreli – Kastrioti, e zhilluar…

2 hours ago

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 7 Shtator 2026

Dashi Do merrni fryme lirisht gjate gjithë kësaj dite dhe gjerat kane për te ecur për mrekulli mes jush dhe…

2 hours ago

Dramë te Juventusi, Zhegrova i shpëton përfshirjes jashtë listës së Serie A pas sakrifikimit të Milikut

Juventusi ishte shumë pranë marrjes së një vendimi që do të shkaktonte jo pak reagime, pasi ylli i Kosovës Edon…

2 hours ago

Constitutive session to continue on Wednesday, still no certainty over votes for president

Takimet i patën të vazhdueshme. Gjithçka drejt një marrëveshjeje për president. E pas disa herëve bashkëbisedim mes kryetarit të Lëvizjes…

2 hours ago

Conflict in former Park area in Tirana/ 26-year-old man stabbed, 53-year-old suspect escorted to police (NAMES)

Një 26-vjeçar është plagosur me mjet prerës mbrëmjen e kësaj të diele në zonën e ish-Parkut në Tiranë, pas një…

2 hours ago

Queen Margrethe of Denmark hospitalized, will be under care for the week

Mbretëresha Margrethe e Danimarkës është shtruar në spital pasi nuk është ndjerë mirë, njoftoi Pallati Mbretëror danez të dielën, më…

2 hours ago