Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, priti në takim gjeneralmajorin Ozkan Ulutas, me të cilin bisedoi për bashkëpunimin mes institucioneve të Republikës së Kosovës dhe misionit të KFOR-it.
Sipas një njoftimi të publikuar nga Sveçla në Facebook, gjatë takimit u shqyrtuan rezultatet e arritura nga partneriteti i deritanishëm dhe u nënvizua nevoja për vijimin e angazhimit të përbashkët në funksion të sigurisë, paqes dhe stabilitetit në Kosovë.
Të lidhura
None found
Sveçla theksoi se marrëdhënia e bashkëpunimit me gjeneralmajorin Ulutas ka qenë e ngushtë dhe shumë e mirë edhe gjatë mandatit të tij të dytë në krye të KFOR-it në Kosovë.
Ministri shprehu mirënjohje për përkushtimin, punën dhe kontributin e komandantit Ulutaş gjatë këtij mandati, si dhe për bashkëpunimin e vazhdueshëm me institucionet vendore.
Ai vlerësoi se rezultatet e këtij partneriteti dëshmojnë rëndësinë e ruajtjes dhe forcimit të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe KFOR-it, në interes të sigurisë, paqes dhe stabilitetit në Republikën e Kosovës.
