Categories: kosovë

Sot zhvillohet Marshi për Liri në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë

Në sheshin “Skënderbeu” të Prishtinës mbahet sot Marshi për Liri, i organizuar në përkrahje të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, vetëm pak ditë përpara se Gjykata Speciale të shpallë vendimin për ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Të lidhura

None found

Organizatorët e kësaj nisme, të quajtur “Liria ka emër”, u kanë bërë thirrje qytetarëve që të dalin masivisht në shesh për t’i mbështetur ata.

Në këtë tubim, të pranishëmve do t’u drejtohen kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, si dhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini.

Përfaqësuesit e platformës “Liria ka emër” kanë ftuar edhe spektrin politik që t’i bashkohet marshit.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, të mërkurën nuk dha përgjigje në pyetjen e gazetarëve nëse do të jetë pjesëmarrës në këtë tubim apo jo.

Eliza Hoxha dhe Ismail Tasholli, përfaqësues të platformës qytetare “Liria ka Emër”, i kishin ftuar udhëheqësit e katër partive parlamentare shqiptare që të marrin fjalën gjatë marshit, por bënë të ditur se ftesës i janë përgjigjur pozitivisht vetëm Bedri Hamza nga PDK-ja dhe Ardian Gjini nga AAK-ja.

Një ditë më parë, Hoxha prezantoi edhe programin e marshit dhe listën e folësve.

“Në emër të platformës ‘Liria ka Emër’ do të flasim ne të dy së bashku, do ta hapim, në fakt, pjesën formale të Marshit. Në emër të shoqatave të dala nga lufta do të flasë Hysni Gucati. Do të flasë Liriona Sulejmani në emër të fëmijëve të dëshmorëve, si vajza e dëshmorit Bajram Sulejmani, duke sjellë zërin dhe mesazhin e një brezi që trashëgon kujtesën dhe sakrificën e luftës edhe në familje. Qytetarëve do t’u drejtohen gjithashtu Ardian Gjini dhe Bedri Hamza, si dhe Buna Mustafa, e bija e Salih Mustafës-Calit. Programi do të shoqërohet edhe me këngë, të cilat do të jenë pjesë e mesazhit të këtij tubimi, këngë patriotike, natyrisht, që na kanë frymëzuar dhe na kanë kujtuar gjithmonë për përkushtimin tonë për liri”, u shpreh Hoxha.

Ajo shtoi se nga platforma “Liria ka emër” është siguruar transport me autobusë nga të gjitha qytetet e Kosovës.

“Ejani me familjet tuaja, ejani me fëmijët tuaj, ejani me prindërit tuaj, me miqtë tuaj, ejani të gjithë bashkë në Marsh më 12 shtator, në orën 14:00, në Sheshin ‘Skënderbeu’, të Marshojmë për çlirimtarët tanë”, tha ajo.

Ndërkohë, Ismail Tasholli i ftoi qytetarët të marrin pjesë në marsh, duke theksuar se mesazhi i organizatorëve nga Prishtina deri në Hagë mbetet i pandryshuar: të qëndrojnë të bashkuar dhe pranë njëri-tjetrit në momente që, sipas tij, kanë rëndësi të veçantë.

“Prandaj, sot dua t’ju drejtoj një ftesë të gjithë qytetarëve. Bashkohuni me ne më 12 shtator, në orën 14:00, në Sheshin ‘Skënderbeu’ në Prishtinë. Mos ejani vetëm, ejani me familjet tuaja, merrni fëmijët, prindërit, vëllezërit, motrat dhe miqtë tuaj, ashtu siç erdhi edhe Eliza. Le të jetë ky Marsh një Marsh qytetar, familjar, paqësor dhe dinjitoz. Le të jemi sa më shumë, le të jemi bashkë. Më 12 shtator, ora 14:00, Sheshi ‘Skënderbeu’. Dhe më 15 shtator, nga ora 22:00, takohemi përsëri në Hagë, në natën e pritjes, për të qëndruar së bashku deri në nisjen e seancës së gjyqit”, tha ai.

Këtij marshi mbështetje i kanë shprehur edhe shumë figura publike.

të fundit

Skandali në SHISH/ Klevis Balliu: A ka folur Edi Rama me Ergys Agasin përmes telefonit të Vlora Hysenit?

Deputeti i PD, Klevis Balliu, ka ngritur një tjetër pikëpyetje në videomesazhin e tij lidhur me komunikimet mes Edi Ramës,…

3 minutes ago

Haradinaj përkujton viktimat e masakrës në Abri të Epërme: 23 anëtarë të familjes Deliu u vranë nga forcat serbe

Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, ka kujtuar sot masakrën në Abri të Epërme ku 28 vjet më parë forcat serbe…

7 minutes ago

Aksioni i SPAK në Tiranë dhe Shkodër/ 17 të dyshuar nën masë sigurie! Dyshime për lidhjet e Indrit Dokles me grupin e Rrajave për trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike

Të tjera detaje janë zbardhur nga operacioni i zhvilluar nga Policia e Shtetit, në bashkëpunim me BKH-në dhe nën drejtimin…

17 minutes ago

Popovski kërkon rishikim të buxhetit: Treguesit nuk pasqyrojnë plotësisht ekonominë e Maqedonisë

Të dhënat ekonomike, ashtu si të gjitha të dhënat statistikore, janë të ndryshme. Një e dhënë mund të tregojë një…

18 minutes ago

Akull i prodhuar në kushte të papërshtatshme dhe me baktere, kallëzohen penalisht dy persona në Radovish

Policia ka ngritur kallëzim penal ndaj dy banorëve të Radovishit, të cilët në mënyrë të paautorizuar dhe në kushte johigjienike…

18 minutes ago

Eric Wendt arrives at the Palace of Brigades for meeting with President; new US ambassador begins duties in Albania today

Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Eric Wendt, ka mbërritur në Pallatin e Brigadave, ku…

23 minutes ago