Një takim u zhvillua mes përfaqësuesve të platformës qytetare “Liria Ka Emër” dhe Ipeshkvit të Ipeshkvisë së Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, në funksion të përgatitjeve për Marshin për Liri që pritet të mbahet më 12 shtator në Prishtinë.
None found
Sipas një komunikate të shpërndarë nga “Liria ka emër”, bisedimet u përqendruan te logjistika e marshit, pesha e tij simbolike dhe mesazhi solidar për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin, si dhe për familjet e tyre.
Eliza Hoxha, Ismail Tasholli dhe Ridvan Emini, në cilësinë e përfaqësuesve të platformës, e vunë në dijeni Ipeshkvin Gjergji mbi angazhimin e gjerë qytetar dhe aktivitetet që po shtrihen në gjithë Kosovën në prag të 12 shtatorit.
Imzot Dodë Gjergji ofroi mbështetjen e tij të hapur për Marshin për Liri, duke theksuar domosdoshmërinë e bashkimit, solidaritetit dhe një qëndrimi të përbashkët në mbrojtje të parimeve që themeluan lirinë e Kosovës.
Në komunikatë theksohet se “Platforma qytetare ‘Liria Ka Emër’ i shpreh mirënjohje Ipeshkvit Dodë Gjergji për mikpritjen, përkrahjen dhe solidarizimin me këtë nismë qytetare. Marshimi për Liri është caktuar për 12 shtator, duke nisur nga ora 14:00, në sheshin ‘Skënderbeu’ në Prishtinë. Kosova është në pritje. Më 12 shtator, të gjithë së bashku për lirinë.”
Bayern Munich - Arsenal LIVEAston Villa 0 - 0 VikingBayern Munich 0 - 0 ArsenalBetis 0 - 0 FeyenoordClub Brugge 0…
Raportuesi i Partisë Popullore Evropiane (PPE) për Shqipërinë, Andrey Kovatchev, ka reaguar për protestat e studentëve në Tiranë, duke kërkuar…
Protestat e dhunshme dhe trazirat e fundit në Evropë, si në Francë, Itali, Gjermani e vende të tjera, të nxitura…
Presidenti rus Vladimir Putin i tha të mërkurën të dërguarit të posaçëm të SHBA-së, Steve Witkoff, se vendi i tij…
Bëhen 31 vjet nga rrëmbimi i veprimtarit të çështjes kombëtare, Remzi Hoxha, i cili u mor me forcë nga vendi…
Vetëm pak ditë para zgjedhjeve në Serbi, përpjekjet për ta shtrirë fushatën zgjedhore dhe mbajtjen e tyre edhe në Kosovë…