Seanca gjyqësore ndaj ministrit në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, pritet të zhvillohet në orën 09:00 në Pallatin e Drejtësisë në Prishtinë. Procesi ka të bëjë me akuzën për “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.
Të lidhura
None found
Ngjarja për të cilën akuzohet Sveçla ndodhi më 21 mars 2018, gjatë shqyrtimit në Kuvendin e Kosovës të ratifikimit të Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi. Në atë seancë u hodh gaz lotsjellës brenda sallës, çka solli ndërprerjen e punimeve dhe daljen e deputetëve.
Më 2 shtator 2026, Gjykata Themelore në Prishtinë e shpalli Xhelal Sveçlën fajtor për veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.
Sipas konstatimit të gjyqtarit Sabit Sadikaj, Sveçla kishte aktivizuar dhe hedhur bombolën e gazit lotsjellës në sallën e Kuvendit, duke e bërë të pamundur vijimin e seancës.
Ndaj tij ishte ngritur akuzë edhe për “Pengimin e personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare”. Për këtë vepër, gjykata nxori aktgjykim refuzues, pasi ndjekja penale ishte parashkruar.
