Skandaloze në Prishtinë/ Burri dhunon vajzat në parking

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur së fundmi në Kosovë, ku një burrë është filmuar duke dhunuar një vajzë në parking dhe tjetrës duke i gjuajtur në automjetin e saj.

Ngjarja ka ndodhur pikërisht në Prishtinë, teksa në një video të siguruar nga Indeksonline, shfaqen pamje të tmerrshme teksa një burrë e tërheq prej krahu njërën prej vajzave dhe e fut me forcë në makinë duke i mbyllur gjithashtu dhe derën me forcë.

Më pas ai është larguar pak metra më poshtë në makinën që ndodhej pas tij dhe ka nisur të bërtasë e ulërasë dhe ka gjuajtur mbi të.

Siç shihet dhe në video, ka njerëz të tjerë të cilët qarkullojnë nëpër rrugë dhe askush nuk e merr ‘mundimin’ për të ndërhyrë dhe për të neutralizuar situatën.

View this post on Instagram

A post shared by IndeksOnline (@indeksonline)

Sakaq shkaqet e ngjarjes së rëndë janë ende të paqarta.

 


Shtuar 24.04.2024 18:34