Situata në veri, Stoltenberg: Do të dërgojmë 700 trupa shtesë në veri

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, paralajmëroi shtim të forcave ushtarake në Kosovë.

Gjatë një deklarata nga Oslo, Stoltenberg theksoi se duke parë situatën në veri, NATO do të dërgojë 700 trupa shtesë në veri.

Stoltenberg bëri thirrje Beogradit dhe Prishtinës që të marrin masa për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.


KFOR dhe NATO duhet t’i ndërmarrin disa aksione të domosdoshme që të mundësojnë një ambient të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës. Ne do të vazhdojmë të veprojmë në mënyrë të paanshme në linjë me mandatin e Kombeve të Bashkuara. Ne kemi vendosur për t’i vendosur më shumë se 700 trupa prej operacionit rezervë të Ballkanit Perëndimor dhe për të vënë shtesë një batalion rezervë shtesë në gaditshmëri të lartë ë mënyrë që ato të mund të vendosen nëse është e nevojshme. Këto janë hapa të matur për të mundësuar kapacitetet e KFOR’it që ta përmbush mandatin”, theksoi ai.


Shtuar 30.05.2023 20:30