kosovë

Shtatorja e Adem Jasharit në Prishtinë, shpallet konkurs ndërkombëtar

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se këtë të mërkurë do të shpallet konkurs ndërkombëtar për vendosjen e monumentit të Adem Jasharit dhe familjes së tij në kryeqytet.

Sipas Ramës, kjo shtatore do të jetë e karakterit modern që pasqyron të kaluarën e tij dhe të popullit të Kosovës.

Të lidhura

None found

Këto komente i pari i Prishtinës i ka bërë pas homazheve te shtatorja e heroit Zahir Pajaziti në shënim të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

“Ne kemi ndarë buxhetin për këtë edhe vitin e kaluar. Ishim të gatshëm ta shtyjmë përpara monumentin e heroit legjendar Adem Jashari dhe familjes së tij, por ishim në diskutim edhe me familjen e heroit legjendar, për vendosjen e monumentit, dhe tash kemi vendosur që ta shpallim një konkurs ndërkombëtar, që me siguri do të bëhet sot, ku do të kërkojmë nga arkitektë, artistë e historianë të punojnë bashkë për të prezantuar ide të ndryshme, se si do të duket monument i ndërlidhur me peizazh, por edhe për propozimet për lokacionet e ndryshme që mendojnë arkitektët, artistët e historianët se do të ishte e përshtatshme për këtë monument”, ka thënë Rama.

Ai ka deklaruar se kryeqyteti kërkon që monumenti të jetë i qasshëm drejtpërdrejtë te qytetarët.

“Sheshi Adem Jashari e ka emrin mirëpo nuk do më thënë domosdoshmërisht që me qenë monumenti aty, për arsyeje se heroizmi, liria të cilën e ka sjellë heroizmi i aspektit monumental i Adem Jasharit me gjithë familjen që kanë dhënë jetën për këtë vend, do të thotë se ata janë në secilin cep të vendit tonë”, tha  Rama.

Sheshe të Adem Jashari, sipas tij, ka edhe në qytete tjera dhe nuk do të thotë që “nëse ne ia vëmë emrin një sheshi Adem Jashari që domosdoshmërisht me qenë monumenti aty”, shkruan RTK.

”Ideja është që me qenë diku që është e pashme pra që ka qasje të drejtpërdrejtë të qytetarëve  që munden me i shpreh nderime, por edhe me përdor për shembull teknologjinë e re, inteligjencën artificiale, për të treguar historinë se çka ka ndodh. S’duhet të jetë monument klasik, por të jetë diçka shumë e avancuar që ndërlidh të kaluarën, të tashmen dhe e projekton të ardhmen e vendit tonë”, ka thënë ai.

të fundit

Sky News: Protesta kundër Ramës përshkallëzohet në Tiranë, molotovë drejt policisë dhe trazira para Kryeministrisë

Protesta kundër qeverisë së Edi Ramës dhe kërkesa për largimin e kryeministrit shqiptar kanë tërhequr vëmendjen edhe të medias italiane…

1 minute ago

Opposition criticizes the lack of a government plan, while LVV says the document will be approved soon

Qeveria Kurti ende nuk ka prezantuar programin qeverisës dhe planin e punës, ndonëse agjenda legjislative tashmë është miratuar. Mungesa e…

3 minutes ago

Nagavci: Capital investments in the 2027 draft budget exceed one billion euros

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka bërë të ditur se në mbledhjen e 64-të të Këshillit…

4 minutes ago

Suspected of robbing four businesses in Shkëmbi i Kavajës, 31-year-old arrested and accomplice sought

Policia e Durrësit ka zbardhur katër vjedhje të kryera në biznese në zonën e Shkëmbit të Kavajës, gjatë një periudhe…

4 minutes ago

A box full of money found in Belinda Balluku’s villa in Dhërmi (PHOTO)

Një fotografi ku shfaqet një kuti e kuqe e mbushur me tufa kartëmonedhash 50-euroshe, është pjesë e dosjes hetimore të…

4 minutes ago

Explosion involving an explosive device on the terrace of a flower shop in Tirana, police identify suspected perpetrator

Një shpërthim i dyshuar me lëndë plasëse ka ndodhur në orët e para të mëngjesit zonën e Tufinës në Tiranë.…

5 minutes ago