kosovë

Kurti propozon nipin e Adem Jasharit për president të Kosovës: Do të ishte figura ideale

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njëherësh kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, ka deklaruar të dielën se profesori Murat Jashari do të ishte figura më e përshtatshme për postin e presidentit të vendit.

Sipas tij, nëse partitë politike nuk arrijnë të dakordohen për një emër konsensual për kreun e shtetit, atëherë zgjidhja mbetet që secila forcë politike të paraqesë kandidatin e vet në Kuvend.

Të lidhura

None found

Kurti vlerësoi se Murat Jashari, si pjesëtar i familjes së heroit kombëtar Adem Jashari, do të mund të siguronte mbështetje gjithëpërfshirëse politike dhe qytetare, duke e konsideruar atë një figurë që do t’i sillte nder Republikës, stabilitet institucionit të presidencës dhe siguri vendit në një kohë sfidash të shumta.

“Bindja ime ka qenë dhe vazhdon të mbetet se një figurë, profesor e personalitet sikurse Murat Jashari, do të gëzonte mbështetje gjithëpartiake, do të ishte nder për republikën, stabilitet për institucionin dhe siguri për kombin.

Rrethanat gjeopolitike, lufta në Ukrainë, konflikti SHBA-Iran dhe tensionet në Lindjen e Afërt dhe të Mesme, si dhe kërcënimet e njëpasnjëshme nga Serbia, përfshirë agresionin terrorist në Banjskë, sulmin kinetik në kanalin e Ibër-Lepencit, dhe kërcënimet e përditshme nga fqinji ynë verior kërkojnë një moment reflektimi”, ka thënë Kurti në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të LVV-së.

Megjithatë, Murat Jashari, djali i Rifat Jasharit, vëllait të Adem Jasharit së bashku me anëtarë të tjerë të familjes, kanë bërë të ditur më herët gjatë javës se nuk kanë ambicie për postin e presidentit. Ata kanë theksuar se një përgjegjësi e tillë do të mund të merrej në konsideratë vetëm në rrethana të jashtëzakonshme, si në rast të ndonjë gjendjeje emergjente apo lufte civile.

të fundit

Arlinda Zekaj i drejtohet gjyqtarit për urdhrin mbrojtës, publikohet një tjetër letër e saj

Një tjetër letër e Arlinda Zekajt drejtuar institucioneve të vendit, është publikuar gjatë së dielës, kur janë bërë një javë…

5 minutes ago

Zjarri përfshin hotelin në Ponte di Legno, evakuohen 40 pushues dhe 16 dërgohen në spital

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë gjatë natës një hotel në qendrën e zonës turistike malore të Ponte…

6 minutes ago

Xhami trekëndor pranë dritareve të makinës: Për çfarë shërben në të vërtetë?

Xhami i vogël trekëndor që gjendet pranë dritareve anësore të veturave nuk është thjesht një element dekorativ, por ka disa…

7 minutes ago

Flakët përfshijnë një hotel në Ponte di Legno, evakuohen 40 pushues dhe 16 dërgohen në spital

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë gjatë natës një hotel në qendrën e zonës turistike malore të Ponte…

11 minutes ago

Horoskopi i nëntorit 2026: Katër shenjat e zodiakut që mund të hasin sfida deri më 13 nëntor

Nëntori sjell një periudhë të ngarkuar në interpretimet astrologjike, me Mërkurin dhe Venusin në lëvizje retrograde gjatë pjesës së parë…

11 minutes ago

Bënë shqiponjën dykrenare me duar, arrestohen 4 nxënës shqiptarë në Mal të Zi

Ditën e djeshme rreth orës 17:30, katër nxënës shqiptarë janë ndaluar nga policia në qytetin e Kotorrit në Mal të…

12 minutes ago