“Shpirtin e saj nuk e kishte njeri, u shërbente pacientëve pa pushim!” Infermierja humb jetën nga sëmundja e rëndë

Pas një sëmundje të rëndë ka vdekur infermierja Fitore Zenelaj. Për vdekjen kanë njoftuar familjarët e saj, të cilët kanë bërë të ditur se ajo ka vdekur më datë 13 nëntor gjatë trajtimit në Francë.

Zenelaj është përballur për disa vite me sëmundjen e kancerit të gjirit dhe ka qenë një nga zërat më të fuqishëm për vetëdijesimin mbi luftën kundër kësaj sëmundje.

Ministri i Shëndetësisë i Kosovës, Arben Vitia ka shprehur ngushëllime për vdekjen e saj, ndërsa e ka quajtur Fitoren frymëzim të luftës për mosdorëzim.

“U pikëlluam thellësisht për largimin në amëshim të infermieres Fitore Zenelaj. Gjallëria, entuziazmi e dashamirësia që rrezatonte Fitorja do të mungojnë në jetët e të gjithë atyre që patën rastin të punojnë me të, të trajtohen nga ajo dhe ata që e kishin pranë në jetën e tyre. Ajo luftoi. Por mbi të gjitha Ajo i mësoi të tjerët si të luftojnë”- ka shkruar ai.

Vdekja e saj ka prekur edhe pacientët, të cilët shpreheshin se “shpirtin e saj nuk e ka njeri, u shërbente të gjithëve me shumë përkushtim”. /albeu.com


Shtuar 14.11.2023 14:51