Shënoi golin e parë në Serie A me Torinon, trajneri Nicola: Jam i lumtur për Vojvodën

Trajneri i Torinos, Davide Nicola ka lavdëruar mbrojtësin Mërgim Vojvoda pas fitores ndaj Parmas.

 

Dje, goli i kosovarit ishte vendimtar për pikët e plota, derisa Parma ra në Seria B, transmeton lajmi.net.

Pas ndeshjes, Nicola ka lavdëruar Vojvodën.

“Jam i lumtur për Vojvodën edhe pse mund të shënonte edhe në shansin e dytë që e kishte më të mirë”, tha ai.

Për Vojvodën ky ishte goli i parë në Seria A me fanellën e Torinos.


Shtuar 4.05.2021 08:32