Kosova ka pranuar 515,970 doza të vaksinës Pfizer, që janë siguruar nga presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden.
Ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Rifat Latifi, falënderoi SHBA-në për këtë donacion, që në Kosovë erdhi përmes mekanizmit COVAX, që udhëhiqet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.
None found
“Dita e sotme është një moment i rëndësishëm për të rikujtuar se përkundër humbjeve dhe vuajtjeve të mëdha që pandemia COVID-19 u ka shkaktuar popujve anembanë botës, kanë zbuluar edhe vlerat më të mëdha që kanë popujt, siç janë solidariteti dhe mbështetja në njëri-tjetrin, duke krijuar një aleancë të fuqishme njerëzore. Një aleancë e tillë është edhe kjo e organizuar përmes mekanizmit COVAX, që e ka bërë luftën tonë kundër COVID-19 definitivisht më të lehtë”, tha Latifi në ceremoninë për pranimin e vaksinave në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike.
Latifi tha se vetëm përmes vaksinimit, Kosova mund t’i kthehet plotësisht normalitetit, andaj u bëri thirrje qytetarëve që të imunizohen kundër koronavirusit.
Ky nuk është donacioni i parë i vaksinave që SHBA-ja i ka dhuruar Kosovës. Vitin e kaluar, Uashingtoni dërgoi në Prishtinë një donacion prej mbi 500,000 dozash të kompanisë farmaceutike amerikane, Pfizer, përmes mekanizmit COVAX.
Kosova ka nisur fushatën e imunizimit kundër koronavirusit në fund të marsit të vitit të kaluar, fillimisht me vaksina të dhuruara nga COVAX-i, por edhe nga shtete të tjera. Më pas autoritetet arritën edhe një marrëveshje me kompaninë Pfizer për blerjen e 1.2 milion dozave të vaksinës.
Deri më tani në Kosovë me dy doza të vaksinës janë imunizuar 45.11 për qind e popullatës. Në vend ka nisur edhe dhënia e dozave përforcuese dhe atyre të treta./REL
Kampioni i Serie A, Interi po shtyn drejt përfundimit të transferimit të Djed Spence nga Tottenham Hotspur, duke caktuar tashmë…
Autoriteti Rrugor Shqiptar, njofton se do të ketë sërish bllokim për disa orë të autostradës Tiranë-Durrës, për shkak të punimeve…
Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rajonin e Kërçovës pranë fshatit Tajmishtë, në të cilin janë lënduar dy persona.Në…
Meta tha të enjten se ka çaktivizuar 756,000 llogari në Facebook dhe Instagram në Australi, të cilat vlerësoi se u…
Përdorues të shumtë të aplikacionit WhatsApp në vende të ndryshme të botës kanë raportuar se llogaritë e tyre janë bllokuar…
Apple hoqi përkohësisht aplikacionin e mesazheve Telegram nga App Store me arsyetimin se shkelte rregullat e kompanisë në lidhje me…