Categories: kosovë

Sezoni i dasmave me qarkullim të lartë, ATK shton kontrollet ndaj këngëtarëve, sallave dhe bizneseve

Qarkullimi i madh financiar që krijohet gjatë sezonit të dasmave ka nxitur Administratën Tatimore të Kosovës të rrisë aktivitetin në terren.

Të lidhura

None found

Gjatë sezonit veror, ATK-ja do të verifikojë nëse bizneset dhe individët që përfitojnë nga dasmat, ahengjet dhe organizimet e tjera familjare po i deklarojnë të hyrat dhe po i përmbushin detyrimet tatimore.

Për këtë qëllim, institucioni ka shtuar kontrollet dhe veprimet operative ndaj dhjetëra veprimtarive të përfshira në këtë industri, e cila në këtë periudhë shënon qarkullim të lartë financiar.

Inspektimet do të përfshijnë sallat e dasmave dhe hotelet, këngëtarët, grupet muzikore dhe DJ-të, por edhe fotografët e videografët. Pjesë e verifikimeve do të jenë gjithashtu bizneset e veshjeve ceremoniale, përfshirë ato që ofrojnë kostume dhe fustane nusërie.

Nën monitorim do të vendosen edhe makeup artistët, hairstylistët dhe frizerët, kompanitë e dekorimit të sallave, organizatorët e eventeve, si dhe ofruesit e ndriçimit dhe të efekteve speciale. Kontrollet do të shtrihen edhe te kompanitë “Rent a Car” që japin automjete për dasma.

Lista e veprimtarive që do të kontrollohen përfshin po ashtu luleshitësit që përgatisin aranzhime dhe zbukurime me lule, si dhe ëmbëltoret që prodhojnë torta dhe produkte të tjera për dasma.

ATK-ja u ka kërkuar qytetarëve të ndihmojnë institucionin duke denoncuar rastet kur dyshohet për mosdeklarim të të hyrave, moslëshim të kuponëve fiskalë ose shmangie të detyrimeve tatimore. Rastet mund të paraqiten në platformën elektronike DENONCO ose në Qendrën e Thirrjeve, përmes numrit 038 222 165.

Sipas institucionit, legjislacioni në fuqi e obligon çdo individ apo biznes që ofron shërbime me pagesë t’i deklarojë të hyrat dhe t’i paguajë tatimet përkatëse.

Administrata Tatimore kërkon që të ardhurat të deklarohen dhe tatimet të paguhen rregullisht, në mënyrë që subjektet të mos përballen me ndëshkime ligjore.

Një thirrje të ngjashme ATK-ja ua kishte drejtuar edhe vitin e kaluar këngëtarëve, artistëve dhe subjekteve të tjera që veprojnë në industrinë e argëtimit, duke u kërkuar respektimin e obligimeve tatimore.

“Angazhimet e shtuara artistike gjatë kësaj periudhe nuk e lirojnë askënd nga përgjegjësitë ligjore. Pagimi i tatimeve përbën detyrim ligjor”, theksohej në njoftimin e institucionit.

Të dhënat e ATK-së tregojnë se nga këngëtarët u mblodhën 2.3 milionë euro tatime vetëm në periudhën janar–gusht 2024. Sipas institucionit, kjo shifër dëshmon një rritje të ndjeshme të deklarimit dhe pagesës së tatimeve nga artistët dhe performuesit e industrisë muzikore.

të fundit

Dani Olmo sulmon ashpër ndihmësin e Argjentinës pas incidentit në finalen e Botërorit: “Po gënjen”

Mesfushori i Spanjës, Dani Olmo, ka hedhur poshtë kërkimfaljen e ndihmësit të trajnerit të Argjentinës, Roberto Ayala, duke e akuzuar…

27 seconds ago

“Në një vend normal Rama do kishte dhënë dorëheqjen dhe do ishte para SPAK”, Lubonja: Kryeministri duhet të kishte ikur me kohë! Di të poshtërojë e dhunojë, por jo të reflektojë

Analisti Fatos Lubonja dyshon se kryeministri Rama mund të reflektojë edhe pas dy muajsh protesta masive që kërkojnë largimin e…

28 seconds ago

Nga 1 gushti, faturat e ngrohjes në Shkup rriten me 140 denarë

Komisioni Rregullator për Shërbimet e Menaxhimit të Energjisë, Ujit dhe Mbeturinave (KRRE) ka miratuar një vendim që, duke filluar nga…

10 minutes ago

Dialogue in the Face of Red Lines: How Realistic Is an Agreement Between LVV and LDK?

Kriza institucionale që ka pasuar zgjedhjet parlamentare vazhdon të mbetet një nga sfidat më të mëdha politike në vend, ndërsa…

13 minutes ago

“We support it, but we will not take part in today’s session”/ €302 million loan agreement with the US, Bardhi: We want to see the full text of the document

Partia Demokratike ka njoftuar zyrtarisht se nuk do të marrë pjesë në seancën plenare të orës 15:00, ku pritet të…

14 minutes ago

Shooting at Seattle Food Festival Leaves Three Dead and Several Injured, Including a 2-Year-Old

Tre persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë kanë mbetur të plagosur, mes tyre edhe një fëmijë 2 vjeç,…

14 minutes ago