Administrata Tatimore e Kosovës dhe Dogana e Kosovës pritet të fillojnë së shpejti zbatimin e Planit të Përbashkët të Veprimit, i cili synon luftimin e ekonomisë joformale.
None found
Nisma parashikon bashkëpunim më të ngushtë mes institucioneve dhe zhvillimin e kontrolleve të koordinuara në terren. Vëmendja do të përqendrohet te sektorët me rrezik dhe interes të përbashkët, duke bërë të mundur gjurmimin e aktivitetit ekonomik që nga importi dhe qarkullimi i mallrave, deri te shitja dhe konsumi në tregun e brendshëm.
Rezultatet e bashkëpunimit gjatë vitit 2025 përfshijnë 19 kontrolle të përbashkëta në terren. Nga këto kontrolle janë konstatuar shmangie nga detyrimet tatimore dhe doganore në vlerën prej 1.6 milion euro.
Plani i ri është hartuar duke marrë parasysh këto rezultate dhe sfidat e evidentuara, me synimin për të përmirësuar më tej efektivitetin e kontrolleve dhe për të fuqizuar masat parandaluese e luftuese ndaj ekonomisë joformale.
Përmes zbatimit të tij, kontrollet pritet të drejtohen më mirë te rastet me rrezik, ndërsa shkëmbimi i informacionit mes ATK-së dhe Doganës së Kosovës do të intensifikohet. Koordinimi më i madh synon të mundësojë ndërhyrje të shpejta aty ku konstatohen parregullsi, të mbrojë të hyrat publike nga humbjet dhe të garantojë zbatimin e barabartë të rregullave për të gjithë operatorët ekonomikë.
Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…
Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…
Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…
Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…
Dean KlafuriçTirana pret në stadiumin e Vorës Egnatian, për ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read…