Senatorja amerikane Joni Ernst është pritur këtë të hënë në Kosovë nga e ngarkuara me punë në Ambasadën e SHBA-së në Prishtinë, Anu Prattipati.
Të lidhura
None found
Nëpërmjet një postimi në platformën “X”, Ambasada amerikane në Prishtinë bëri të ditura hollësi rreth vizitës.
Gjatë pasdites, Ernst mori pjesë në takime të zhvilluara në Ambasadën e SHBA-së në Prishtinë. Në kuadër të qëndrimit të saj, senatorja vizitoi edhe Manastirin e Graçanicës, i cili është pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.
Sipas njoftimit, Anu Prattipati shprehu kënaqësinë për mirëpritjen e senatores amerikane Joni Ernst në Kosovë.
