Kuvendi po zhvillon një seancë të jashtëzakonshme për zgjedhjen e Qeverisë së re, ndërsa në sallën plenare, krahas deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, janë paraqitur edhe përfaqësues të Listës Serbe.
Të lidhura
None found
Deputetët e Listës Serbe janë vërejtur teksa hynin në sallë, ku pritet të hidhet në votim formimi i Qeverisë Kurti 4.
Deri tani, në seancë nuk janë parë deputetë të LDK-së apo të PDK-së. Kjo e fundit ka bërë të ditur se nuk do të marrë pjesë në seancën për krijimin e Qeverisë.
Ndërkohë, procedura parlamentare vijon në pritje të nisjes së votimit për ekzekutivin e ri.
