Seanca ndaj Shehollit, Rashiq rrëfen kërcënimet që morën bashkëpunëtorët: U paraqit si punonjës i BIA-s

Fatmir Sheholli u shpreh i pafajshëm ndaj akuzave për “Spiunazh” dhe “Shantazh”, gjatë seancës së parë gjyqësore në procesin e nisur kundër tij.

Të lidhura

None found

Rrethanat e këtij rasti u komentuan edhe nga Nenad Rashiq, ministri në detyrë për Komunitet dhe Kthim, i cili ndau eksperienca të frikësimit që ai dhe rrethi i tij i ngushtë kishin përjetuar.

Rashiq zbuloi se më 24 korrik 2025, një grup prej pesë apo gjashtë bashkëpunëtorësh të tij morën një telefonatë nga një numër me origjinë serbe. Personi në linjë, sipas ministrit, u identifikua si agjent i BIA-s dhe u kërkoi atyre të udhëtonin në Beograd për të bashkëpunuar.

Duke riformuluar mesazhin që pretendon se iu transmetua bashkëpunëtorëve të tij, Rashiq theksoi: “Gjendja juaj është e vështirë, ejani në Beograd të bashkëpunojmë. Nëse refuzoni, do të përballeni me pasoja të rënda.”

Ministri në detyrë tregoi se pas kësaj ngjarjeje, e kuptoi seriozitetin e situatës dhe e denoncoi menjëherë çështjen pranë autoriteteve ligjzbatuese.

“Që nga ai çast e dija që nuk bëhej fjalë për diçka të parëndësishme. Shkova ta raportoja rastin dhe organet e rendit më sugjeruan të prisnim, për të zbuluar se kush fshihej pas gjithë kësaj,” deklaroi ai.

Rashiq shtoi se fillimisht pranoi të ndiqte këshillën e autoriteteve për të vëzhguar zhvillimet, por kërcënimet nuk u ndalën me kaq.

“Java pasardhëse, i njëjti numër na dërgoi një mesazh të ri: ‘Mirë, nuk deshët të bashkëpunonit, tani do ta shihni vetë se çfarë do t’ju bëjmë,'” rrëfeu ai.

Gjatë komenteve mbi procesin gjyqësor të Fatmir Shehollit, Rashiq u tregua i matur në gjykimin e tij, duke nënvizuar se nuk mund të përcaktojë fajësinë e të pandehurit.

“Me pak fjalë, nuk e di nëse ai është fajtor apo jo, por e di që kjo ishte metoda se si kanë vepruar ndaj nesh,” përfundoi Rashiq.


Shtuar 7.09.2026 14:50

sultanbeyli escortiptvSüperbetinMarsbahisonwinanında indexgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet girişgrandpashabetCratosroyalbetPusulabetCasibomCasibomCasibomHoliganbetHoliganbetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetligobetonwinjojobetdeneme bonusu veren güvenilir sitelerHoliganbetJojobetjojobet girişMarsbahisjojobetjojobetCasibomjojobetmarsbahis girişBahsegelsekabetjojobet