Sa një shtëpi, veshja e modeles shqiptare kap shifrën mbi 100 mijë euro (FOTO LAJM)

Arta Elezaj, është modelja bukuroshe kosovare e cila është në qendër të vëmendjes për jetën luksoze dhe shpenmzimet e “çmendura” që bën vazhdimisht.

Modelen e shohim më shumë në Dubai se në Shqipëri dhe Kosovë edhe pse ajo ka ironizuar hipotezën se ndodhet atje me punë.
Së fundmi, faqja “Shqip closet” në Instagram ka bërë me dije shifrën që mban një prej veshjeve të saj nga koka të këmbët që në total kushton 103,657 euro.

Arta ka veshur një gjysmë bluze e cila është edhe veshja e saj më e lirë, që kushton 62 euro, takat e modeles kapin shifrën 695 euro dhe për të filluar tashmë me aksesorët që mbajnë edhe peshën më të madhe.

Ajo mban dy byrzylyqe Cartier ku njëri kushton 11 mijë euro dhe tjetri 43 mijë e 800 euro. Në dorën tjetër duke ora e Artës me vlerën 48 mijë e 100 euro.

Pra nëse Arta do ta shiste këtë veshje, mund të bëhej komshia e Arjola Demirit duke blerë një apartament në një nga rezidencat e kushtueshme në Tiranë./albeu.com/

 

 


Shtuar 17.02.2022 13:06