Sa kushton sot nafta e benzina në Kosovë?

Çmimet e derivateve për 48 orët e ardhshme e ka publikuar Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

Ato nuk kanë ndryshuar për dallim nga një ditë më parë.

Çmimi maksimal i naftës është 1.73 euro për litër, ndërsa i benzinës 1.41 euro për litër.

Ndërkohë çmimi maksimal i gazit do të jetë 0.72 euro për litër.

 


Shtuar 30.10.2022 11:13