kosovë

Rutte: NATO planifikon reduktim të KFOR-it në 3.000–3.500 trupa në Kosovë!

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se në të ardhmen, misioni paqeruajtës i aleancës në Kosovë, KFOR, do të ketë deri në 3.500 trupa.

Rutte këtë deklaratë e bëri gjatë një konference për media në Bruksel, pasi u pyet lidhur me njoftimin e disa ditë më parë se aleanca ushtarake perëndimore synon të reduktojë numrin e trupave paqeruajtëse në Kosovë.

Të lidhura

None found

“Në këtë moment, ju e shihni që KFOR-i ka rreth 4.700 ushtarë. Ajo çfarë do të bëjmë është që do të kthehemi në nivelet e para vitit 2023. Sigurisht, varësisht nga rrethanat, do të shihni një KFOR me 3.000 deri në 3.500 trupa. Dhe, mendoj se duke pasur për bazë përmirësimin e situatës, KFOR-i do të vazhdojë të jetë i fokusuar në misionin e tij thelbësor”, tha Rutte.

Ai tha se ky ndryshim që do të bëhet në NATO vjen pas përmirësimit të situatës së sigurisë në Kosovë, duke e cilësuar si “lajm të mirë”.

“Prandaj, NATO-ja në janar i dha fund dislokimit të forcave rezervë në KFOR. Kjo ndodhi dy vjet pas rotacionit të vazhdueshëm. Në të njëjtën kohë, ne vazhdimisht po shikojmë për pozicionimin më të mirë për KFOR-in për të ardhmen”, tha shefi i NATO-s.

Prokuroria në Ferizaj ndalon tre persona, për falsifikim dokumentesh dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare!
SHIKONI EDHE:NATO-ja thotë se do ta zvogëlojë praninë në Kosovë, sheh përmirësim të situatës së sigurisë
Më 12 qershor, NATO-ja tha se gradualisht, gjatë vitit të ardhshëm, do të përshtatë forcën për mbështetjen e KFOR-it.

“NATO dhe KFOR-i janë të përkushtuar për sigurinë në Kosovë”, tha komandanti Suprem i Forcave Aleate në Evropë, gjenerali i Forcave Ajrore amerikane, Alexus G. Grynkewich.

“Është ky angazhim që ka çuar në rritjen e stabilitetit, teksa organizatat e sigurisë në Kosovë janë bërë më të afta. Kushtet aktuale ofrojnë mundësi për të optimizuar madhësinë dhe pozicionimin e KFOR-it”, shtoi ai.

Pas njoftimit të NATO-s, Shtetet e Bashkuara thanë se presin që të ketë ndryshime në kontributin e tyre në KFOR.

Një zyrtar i Komandës Evropiane të Shteteve të Bashkuara (EUCOM) tha për Radion Evropa e Lirë se vendimi bazohet në rishikimin vjetor të bërë nga Komanda Supreme e Forcave Aleate në Evropë (SHAPE), e cila rekomandoi përshtatjen e trupave në terren.

“Bazuar në rishikimin më të fundit vjetor të Komandës Supreme të Forcave Aleate në Evropë, NATO-ja do të optimizojë pozicionimin e Forcës së Kosovës [KFOR]. Si rezultat, Komanda Evropiane e SHBA-së do të bëjë një përshtatje – në faza dhe të bazuar në vlerësim të rrezikut – të kontributit amerikan në KFOR, në përputhje me këtë rishikim të udhëhequr nga SHAPE”, tha zyrtari për REL-in.

Ai shtoi se SHBA-ja vazhdon ta konsiderojë misionin një komponent kyç të stabilitetit rajonal në Ballkanin Perëndimor, pa dhënë detaje për natyrën apo përmasën e ndryshimeve të mundshme.

Më 2023, për shkak të tensioneve në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe, NATO kishte dislokuar afër 1.000 trupa shtesë në Kosovë.

Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë është vendosur më 1999 në vend. Nga afër 50.000 trupa sa ishin dislokuar në atë vit, pas përfundimit të luftës, në Kosovë aktualisht janë rreth 4.600 trupa paqeruajtëse të KFOR-it nga 31 vende të botës.

Italia ka numrin më të lartë të trupave, përkatësisht 907, pasuar nga Shtetet e Bashkuara me 590 paqeruajtës dhe Hungaria me 408.

KFOR-i është reaguesi i tretë i sigurisë në Kosovë, pas Policisë së Kosovës dhe Misionit për Sundim të Ligjit të Bashkimit Evropian, EULEX.

Misioni i NATO-s, po ashtu ka përgjegjësinë e sigurisë përgjatë kufirit të Kosovës me Serbinë./Rel

të fundit

More than 55,000 people have registered for the flu vaccine; over 60% are over 65

Që nga 14 tetori, 55,535 qytetarë janë regjistruar për vaksinim, nga të cilët më shumë se 60 përqind janë mbi…

35 seconds ago

Nico Paz shkëlqen ndaj Manchester Unitedit, Real Madridi mund të pendohet për largimin e tij

Nico Paz ka dhënë një tjetër dëshmi të talentit të tij, duke shkëlqyer me dy gola dhe një asistim në…

44 seconds ago

Witnesses in the “Pulse” case: Police were outside the nightclub and assisted after the fire broke out

Dëshmitarët e propozuar nga mbrojtja në gjyqin e 13 oficerëve të policisë të akuzuar për mosrespektimin e planit të veprimit…

1 minute ago

VIDEO/ Zegjine Çaushi inspekton pasojat materiale të protestave: A është kjo Tirana që duam të shohim të gjithë? Shqipëria meriton të ecë përpara me sytë nga europa

Këtë të enjte, përmes një video të publikuar  në rrjetet sociale, deputetja e Partisë Socialiste, Zegjine Çaushi, teksa po shkonte…

6 minutes ago

Sergio Rico dhe familja e tij përballen me grabitës të armatosur në banesën pranë Sevillas

Portieri spanjoll, Sergio Rico, një ish-lojtar i Sevillas, Paris Saint-Germain dhe Fulham, dhe familja e tij ishin viktima të një…

25 minutes ago

Ergys Agasi kërkesë në GJKKO për kthimin e sendeve të sekuestruara

Ergys Agasi i është drejtuar Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), duke kërkuar kthimin e sendeve…

34 minutes ago