maqedoni

“Amerika nuk ka lobuar për reduktimin e ushtrisë!”, shefi i NATO-s thekson nga Shkupi: KFOR do të mbetet i fortë për të përmbushur misionet e tij

Sekretari i Përgjithshëm i NATO, Mark Rutte, në një konferencë nga Maqedonia e Veriut, theksoi se misioni i KFOR në Kosovë do të mbetet i fuqishëm dhe i aftë për qëllimin e tij, duke hedhur poshtë raportimet për zvogëlim të mundshëm të pranisë ushtarake.

Gjithashtu, Rutte theksoi se Maqedonia e Veriut prej kohësh ka mbështetur misionin paqeruajtës në Kosovë, të cilin dhe e falenderoi për kontributin e vazhdueshëm.

Të lidhura

None found

Duker nënvizuar se KFOR-i vijon të luajë rol themelor në garantimin e një mjedisi të sigurt dhe stabil për të gjithë qytetarët në Kosovë, Rutte theksoi se NATO do të sigurohet që misioni të mbetet operacionalisht i fortë dhe funksional.

Në lidhje me aludimet se Shtetet e Bashkuara kanë lobuar për reduktimin e operacionit, është bërë e ditur se aktualisht nuk ka ndryshime në stacionimin e forcave, shkruan REL.

Rutte përsëriti angazhimin e palëkundur të NATO-s për të mbrojtur çdo centimetër të territorit të vendeve anëtare.

të fundit

VIDEO/ Aleksandër Vuçiç: Rama gaboi, nëse do të shkojë në zgjedhje të parakohshme, do të jetë e vështirë t’i fitojë ato

“Nëse Edi Rama do të zhvillonte zgjedhje tani, do t’i humbiste ato”. Kjo është deklarata që ish-presidenti serb Aleksandër Vuçiç…

3 minutes ago

Krijohet Komisioni Ad Hoc për zgjedhjen e katër anëtarëve të Bordit të RTK-së

Albulena Haxhiu thotë se Kuvendi do të angazhohet që procesi të zhvillohet me kohë dhe në mënyrë transparente. Dy pozita…

6 minutes ago

RMV kufizon përkohësisht trafikun e internetit nga jashtë për të parandaluar rreziqet kibernetike

Ministria e Transformimit Digjital informon se, si pjesë e aktiviteteve parandaluese, trafiku i jashtëm në internet në sistemet e prekura…

6 minutes ago

Nesër në Shkup, regjim i veçantë qarkullimi për shkak të garës së atletikës

Nesër, më 23.10.2026 (e premte), me fillim në orën 08:00, në organizim të Klubit të Atletikës, do të mbahet një…

7 minutes ago

Bogojeski kundërshton propozimin e Shasivarit për provimin e jurisprudencës në shqip

Nacionalisti Petar Bogojeski ka reaguar ashpër ndaj përdorimit të gjuhës shqipe në sistemin gjyqësor, pas propozimit të ministrit të Drejtësisë,…

22 minutes ago

Traktori përfundon jashtë rruge në Pehçevë, humb jetën 66-vjeçari

MPB njofton se një traktor ka dalur nga rruga në Pehçevë, në të cilën ka humbur jetën një 66-vjeçar."Më 21.10.2026…

24 minutes ago