Categories: kosovë

Rutte: KFOR-i do të qëndrojë në Kosovë pavarësisht zhvillimeve të kësaj jave

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, siguroi se angazhimi i Aleancës për garantimin e paqes dhe sigurisë në Kosovë nuk do të ndryshojë, pavarësisht zhvillimeve që mund të pasojnë aktgjykimin ndaj katër ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Të lidhura

None found

Më 16 shtator, Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë do të shpallin vendimin për ish-presidentin Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Jakup Krasniqi dhe Kadri Veseli, si dhe ish-deputetin Rexhep Selimi. Ata përballen me akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, ndërsa të katërt janë deklaruar të pafajshëm për të dhjetë pikat e aktakuzës.

Rutte tha se prania e KFOR-it në Kosovë synon të mundësojë kontributin e NATO-s në ruajtjen e stabilitetit dhe paqes. Sipas tij, misioni paqeruajtës i Aleancës ka ndihmuar për më shumë se dy dekada në ndërtimin e një klime të sigurt dhe të qëndrueshme në vend.

“Kjo vlen edhe sot, pavarësisht se çfarë lajmesh mund të vijnë këtë javë ose në periudhën e ardhshme, por edhe sa i përket zotimit afatgjatë për paqe dhe siguri në Kosovë”, deklaroi Rutte më 14 shtator, gjatë një konference për media në selinë e NATO-s në Bruksel.

Ai u pyet nëse shqetësohet për mundësinë e trazirave të dhunshme në Kosovë dhe në rajon, si pasojë e vendimit të Hagës, pavarësisht përmbajtjes së tij.

Kreu i NATO-s nënvizoi se Aleanca do të vijojë të shqyrtojë përbërjen dhe pozicionimin e trupave të KFOR-it, me qëllim që misioni t’i përgjigjet në mënyrë të përshtatshme situatës së sigurisë në Kosovë. Ai shtoi se zhvillimet në vend kanë pasoja edhe për rajonin e gjerë.

Deklarata e Ruttes u bë disa orë pasi Ambasada amerikane në Prishtinë këshilloi shtetasit e SHBA-së të shmangin lëvizjet pranë zonave ku, sipas saj, janë njoftuar protesta për 16 shtatorin.

Përmes një njoftimi, Ambasada bëri të ditur se disa organizata po përgatitin demonstrata të mëdha në qendër të Prishtinës dhe në qytete të tjera të mëdha të Kosovës.

“Këto demonstrata mund të shkaktojnë grumbullime të mëdha njerëzish, mbyllje të rrugëve dhe ndërprerje në trafik”, deklaroi Ambasada, duke u kërkuar shtetasve amerikanë të kufizojnë lëvizjet në ato zona.

Vendimi i Dhomave të Specializuara në Hagë do të shpallet katër ditë pas protestës së mbajtur në Prishtinë, ku mijëra njerëz morën pjesë në “Marshin për Liri”. Pjesëmarrësit kërkuan që aktgjykimi të jetë i drejtë dhe i paanshëm.

Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë akuzon katër ish-eprorët e UÇK-së se mbajnë përgjegjësi penale për krime të kryera gjatë luftës në Kosovë dhe në veri të Shqipërisë.

Aktakuza përmban gjashtë pika për krime kundër njerëzimit dhe katër pika për krime lufte. Prokuroria ka kërkuar dënim me nga 45 vjet burgim për secilin prej të akuzuarve.

Katër ish-krerët e UÇK-së u arrestuan në nëntor të vitit 2020 dhe u dërguan në qendrën e paraburgimit të Dhomave të Specializuara në Hagë. Procesi gjyqësor ndaj tyre nisi më 3 prill 2023.

Aktgjykimi që pritet të shpallet më 16 shtator konsiderohet një nga vendimet më të rëndësishme të Dhomave të Specializuara, të themeluara në vitin 2015 për shqyrtimin e rasteve që lidhen me pretendimet për krime të kryera nga pjesëtarë të UÇK-së gjatë dhe pas luftës së viteve 1998-1999. / REL

të fundit

Doli: 15 more miners brought out of the mine

Pesëmbëdhjetë minatorë kanë dalë nga miniera pas disa orësh të vështira të kaluara të ngujuar në thellësi, duke sjellë lehtësim…

3 hours ago

Father waits in tears for his son to be brought out of the Trepça mine

Me lot në sy dhe i shqetësuar për fatin e djalit të tij, një baba po pret me ankth jashtë…

3 hours ago

Trepça miner after emerging from underground: Colleagues are well and climbing toward the exit

Ka filluar dalja e minatorëve nga miniera e Trepçës pas ngujimit të tyre nën tokë. Njëri nga minatorët që sapo…

3 hours ago

Doli: 15 minatorë të tjerë u nxorën nga miniera

Pesëmbëdhjetë minatorë kanë dalë nga miniera pas disa orësh të vështira të kaluara të ngujuar në thellësi, duke sjellë lehtësim…

3 hours ago

Baba me lot në sy pret nxjerrjen e djalit nga miniera e Trepçës

Me lot në sy dhe i shqetësuar për fatin e djalit të tij, një baba po pret me ankth jashtë…

4 hours ago

Trepça miner recounts moments trapped in mine

Ka folur njëri prej 63 minatorëve që kanë mbetur të ngujuar sonte në horizontin e 11-të të minierës së Trepçës.…

4 hours ago