Categories: kosovë

Pas dy vrasjeve brenda një jave, shoqëria civile kërkon që femicidi të shpallet urgjencë

Vrasja e dy grave brenda një jave ka rikthyer debatin për dështimin e institucioneve në garantimin e sigurisë dhe mbrojtjes së jetës së grave. Përballë kësaj situate, organizatat për të drejtat e grave dhe përfaqësues të shoqërisë civile u kanë bërë thirrje qytetarëve të mblidhen në shesh në shenjë proteste.

Organizatat e grave i kanë cilësuar këto raste si femicid, pra vrasje të grave të lidhura me dhunën me bazë gjinore, raporton RTK.

Të lidhura

None found

Pas vrasjes së një gruaje në Malishevë, ministrja në detyrë e Drejtësisë dhe Koordinatorja Kombëtare për Mbrojtje nga Dhuna në Familje, Dhuna ndaj Grave dhe Dhuna me Bazë Gjinore, Donika Gërvalla, organizoi një takim me përfaqësues të Policisë, Prokurorisë, Gjykatës dhe Qendrës për Punë Sociale.

Tryeza kishte për qëllim vlerësimin e mënyrës se si po funksionojnë mekanizmat institucionalë, si dhe shqyrtimin e masave për parandalimin e ngjarjeve të ngjashme. Gërvalla deklaroi se asnjë institucion apo hallkë e sistemit nuk duhet të dështojë.

Shifrat tregojnë përmasat e problemit: 11 gra janë vrarë gjatë katër viteve të fundit, ndërsa tri prej tyre vetëm gjatë këtij viti. Pavarësisht ndryshimeve ligjore dhe krijimit të mekanizmave të rinj të mbrojtjes, dhuna ndaj grave mbetet një nga sfidat më të mëdha për institucionet e Kosovës. Që prej vitit 2010, numri i grave të vrara brenda familjes ka shkuar në 62.

Për organizatat e grave, këto ngjarje nuk mund të trajtohen si episode të veçuara, por si dëshmi e një problemi sistematik.

RrGK ka evidentuar 155 raste të dhunës me bazë gjinore gjatë periudhës nga viti 2025 deri në maj të vitit 2026, duke përfshirë edhe raste femicidi. Monitorimi ka nxjerrë në pah vështirësi në funksionimin e drejtësisë dhe në mënyrën se si institucionet u përgjigjen rasteve të dhunës.

Katër vjet më parë, Kosova u trondit nga vrasja e Hamide Magashit, një grua shtatzënë që u vra në QKUK.

Edhe pse ndaj saj ishte në fuqi një urdhër mbrojtës, ajo u vra. Pas kësaj ngjarjeje u bënë ndryshime ligjore dhe u investuan rreth 600 mijë euro në sistemin elektronik për mbikëqyrjen e personave ndaj të cilëve vendosen masa të tilla. Megjithatë, vrasjet e grave vijojnë.

të fundit

Barcelona mposht Athletic Bilbaon dhe regjistron debutimin e Rodrit

Barcelona ka shënuar fitore 2-0 ndaj Athletic Bilbaos në ndeshjen e mbetur nga java e parë e La Ligës, duke…

1 minute ago

Real Madridi mbyll derën për largimin e Endrickut

Endricku ishte larguar në janar të këtij viti nga Real Madridi, duke u huazuar te Olympique Lyon për të pasur…

2 minutes ago

Nepal, përmbytjet rëndojnë bilancin tragjik: 389 viktima në të gjithë vendin

Bilanci i viktimave nga përmbytjet katastrofike në Nepal është rënduar më tej. [...]Read More...

15 minutes ago

Indecent 009, projekti italian që e shndërron Porsche 911 në një supermakinë radikale

Një nga makinat sportive më ikonike në botë ka marrë një transformim radikal në Itali. Indecent 009, i krijuar nga…

24 minutes ago

Trump after speaking with Putin: Russia will not attack NATO, despite threats against Britain

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se Vladimir Putin nuk ka ndërmend të sulmojë vendet anëtare të NATO-s, pavarësisht tensioneve…

29 minutes ago

Protesters march in Tirana on the 89th day: “Your end has come!”, calls made for the arrest of Rama and Balluku

Ka përfunduar sipari i fjalimeve përpara godinës së Kryeministrisë në ditën e 89-të të qëndresës qytetare, ndërsa protestuesit kanë nisur…

29 minutes ago