Rritje e frikshme i infektimeve me Covid-19 në Kosovë, po çon drejt ashperësimit të masave kufizuese.
Në kuadër të masave të reja që pritet të zgjasin nga 1 shtatori deri në 13 shtator është paraparë edhe rikthimi i orës policore.
Sipas Odës së Hotelierisë dhe Turizmit, këto janë disa nga masat që do të merren:
- Orari i punës do të reduktohet për një orë nga 22:30 në 21:30;
- Gastronomia do të funksionojë vetëm me hapësirat e jashtme, dhe vetëm 70% të hapësirës;
- Në qendrat tregtare gastronomia nuk do të funksionojë fare;
- Sallat e dasmave, klubet e natës, kinematë dhe të tjera do të vazhdojnë të jenë plotësisht të mbyllura;
Seminaret dhe konferencat në hapësira të mbyllura mund të mbahen vetëm deri në 30 persona;
- Ora policore do të jetë nga ora 22:00 deri në ora 5:00 të mëngjesit.
“Për shkak të numrit të madh të rasteve të të infektuarve me Covid-19 ju lusim t’i respektoni këto dhe masa të tjera që priten të hyjnë në fuqi së shpejti”, thuhet në njoftimin e Odës së Hotelierisë dhe Turizmit.
Qeveria e Kosovës më 12 gushte ka miratuar vendimin për masat e reja kufizuese kundër COVID-19, të cilat kanë hyrë në fuqi më 20 gusht.