Të dhënat mbi fluksin e udhëtarëve në kufijtë e Kosovës janë bërë publike nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar.
Të lidhura
None found
Fluksi i shtuar i mërgimtarëve që po kthehen në vend ka sjellë zgjatjen e kohës së qëndrimit në pikat e kalimit.
Sipas informacionit më të ri, në vendkalimin “Dheu i Bardhë”, udhëtarët po presin deri në 40 minuta, ndërsa radha e automjeteve shtrihet në një gjatësi prej 60 deri në 70 metra.
Te pika kufitare e “Vërmicës”, pritja aktualisht llogaritet 10 deri në 15 minuta. Në “Bërnjak”, koha e pritjes varion nga 5 në 10 minuta, kurse në pjesën tjetër të pikave kufitare, ajo luhatet nga 3 deri në 10 minuta.
