Categories: kosovë

Rreth 100 mijë qytetarë morën pjesë në Marshin për UÇK-në në Prishtinë

Platforma qytetare “Liria Ka Emër” ka shprehur mirënjohjen për rreth 100 mijë qytetarët që iu bashkuan sot Marshit për Liri në Prishtinë. Sipas platformës, pjesëmarrja e tyre e shndërroi kryeqytetin në një zë të fuqishëm në mbështetje të lirisë, drejtësisë dhe së vërtetës mbi luftën çlirimtare të Kosovës.

Të lidhura

None found

Në njoftimin e saj, “Liria Ka Emër” bëri të ditur se në marsh morën pjesë qytetarë nga të gjitha trojet shqiptare, nga çdo komunë e Kosovës, si edhe bashkatdhetarë nga diaspora. Ata u bashkuan pa dallime rreth një mesazhi të vetëm: “Liri për çlirimtarët!”.

“Falënderojmë familjet e dëshmorëve, veteranët dhe invalidët e luftës, bashkëluftëtarët, qytetarët, diasporën, artistët, sportistët, përfaqësuesit politikë, organizatat, bizneset, mediat, vullnetarët dhe secilin që kontribuoi që ky marsh të ishte një manifestim i madh, paqësor dhe dinjitoz”, thuhet në reagim.

Sipas platformës, Kosova dëshmoi edhe një herë se, kur bëhet fjalë për lirinë, UÇK-në dhe njerëzit që morën përgjegjësi për vendin në periudhat më të vështira të historisë, qytetarët dinë të bashkohen.

“Liria Ka Emër” thekson se marshi i sotëm përcolli një mesazh të fuqishëm solidariteti për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin. Mbi të gjitha, sipas njoftimit, ai ishte një thirrje në mbështetje të së vërtetës, drejtësisë dhe historisë së Kosovës.

të fundit

Protestuesit kërkojnë burgosje, jo suspendime, si dhe dorëheqjen e Gërvallës, Sveçlës dhe Muhaxherit

Në ditën e dytë të protestës ku po kërkohet drejtësi për gruan që u vra para pak ditësh në Pejë,…

11 minutes ago

Nuk kërkojmë suspendime, por burgosje”: marsh protestues në Prishtinë për vrasjen e Arlinda Zekajt

Qindra qytetarë protestuan edhe sot në Prishtinë, me kërkesat për drejtësi në lidhje me rastin tragjik në Vitomiricë të Pejës.…

12 minutes ago

Egnatia dhe Teuta përballen në Rrogozhinë në duelin për kreun e kampionatit

Egnatia - TeutaEGNATIA 0-0 TEUTA “Abissnet  Superiore”: Java 9-tëStadiumi: “Arena Egnatia”Arbitër: Juxhin Xhaja FORMACIONET ZYRTARE:EGNATIA: Dajsinani; Jaime, Bitri, Sota, Yago, Kryeziu, Aleksi,…

12 minutes ago

De Jong drejt largimit nga Barcelona, Flick nuk e konsideron më zgjedhje të parë

E ardhmja e Frenkie de Jongut te Barcelona është vënë seriozisht në pikëpyetje pas rikthimit të tij nga lëndimi, ndërsa…

13 minutes ago

Di Marzio: Juventusi mund të shesë Kenan Yildizin për të ardhura të mëdha

Juventusi mund të detyrohet të shesë yllin e ri Kenan Yildiz për të balancuar financat e klubit, ndërsa Arsenali shihet…

14 minutes ago

Tomor Alizoti: Rama ka humbur legjitimitetin politik, protestat do të bëhen më të fuqishme

Deputeti i Partisë Demokratike, Tomor Alizoti, deklaroi në një intervistë për News24 se kryeministri Edi Rama është delegjitimuar politikisht, ndërsa…

22 minutes ago