Roberto Vergori, komandanti i ardhshëm i KFOR-it, nis përgatitjet në Prishtinë

Gjeneralmajori italian Roberto Vergori do të marrë së shpejti drejtimin e misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR. Përgatitjet për transferimin e komandës nga udhëheqja aktuale te ai kanë filluar tashmë.

Të lidhura

None found

Vergori ndodhet në Prishtinë, ku të martën u prit në Shtabin e KFOR-it, në Kampin “Film City”, nga komandanti aktual i forcave të Aleancës Veriatlantike, gjeneralmajor Özkan Ulutaş.

Vizita u zhvillua në kuadër të delegacionit të rotacionit të ardhshëm, KFOR XXXI, i cili do të drejtohet nga gjenerali italian. Anëtarët e delegacionit po ndjekin programin e trajnimit për drejtuesit kryesorë, ku merr pjesë edhe gjeneral brigade Onur Çakıcı nga Ushtria Turke, i emëruar zëvendëskomandant i ardhshëm, njofton “Film City”.

I lindur në Lecce në vitin 1971, Vergori ka ushtruar disa funksione të rëndësishme në Ushtrinë Italiane. Nga viti 2021 deri më 2023 ai drejtoi Brigadën e Parashutistëve “Folgore”, pjesëtarë të së cilës kanë shërbyer në Kosovë. Më herët, ai ka qenë në krye të misionit italian të asistencës dhe mbështetjes në Libi. Gjatë vitit 2023, Vergori komandoi edhe Joint Task Force Lebanon Sector West, në kuadër të UNIFIL-it.

Sipas KFOR-it, trajnimi ka për qëllim t’u mundësojë drejtuesve të rinj njohjen me stafin dhe procedurat operacionale të misionit, të ruajë nivelin e lartë të gatishmërisë dhe të garantojë vijimësinë e udhëheqjes.

Me këtë program ka nisur zyrtarisht edhe procesi i dorëzim-pranimit mes komandës në detyrë dhe asaj që do ta pasojë. Përfundimi i tij pritet këtë vjeshtë, kur në ceremoninë e transferimit të autoritetit Roberto Vergori do ta marrë komandën nga Özkan Ulutaş.


Shtuar 25.08.2026 17:37

sultanbeyli escortiptv satın alSüpertotobetAnkara escortAnkara escortmarsbahis girişcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisjojobet girişMarsbahisultrabetjojobetcasibomcasibomcasibomcasibomjojobet girişjojobetjojobetjojobetjojobet girişjojobetjojobetmatbetmarsbahisgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetCasibom Girişjojobetjojobetjojobetjojobet girişMarsbahisMarsbahis GirişmarsbahisMarsbahis GirişultrabetleograndbetJojobetcasibom