Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur mbrëmjen e sotme fshatin Varagë në Zubin Potok, duke dëmtuar rëndë kanalin e ujit të Ibër-Lepencit.
Zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka konfirmuar ngjarjen, duke deklaruar se forcat policore po punojnë për zbardhjen e rrethanave: “Po, është dëgjuar një shpërthim dhe ekipet janë në terren për hetimin e incidentit.”
Pas shpërthimit, uji ka filluar të rrjedhë në mënyrë të pakontrolluar, duke shkaktuar shqetësim në zonë. Hetimet vazhdojnë për të përcaktuar shkaqet dhe autorët e mundshëm të ngjarjes.