Categories: kosovë

Rikthimi i prokurorëve serbë refuzohet nga KPK – Burjani: Kthimi nuk mund të jetë automatik

Këshilli Prokurorial i Kosovës ka refuzuar kërkesën e pesë prokurorëve serbë dhe 15 stafit administrativ të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë për t’u rikthyer në pozitat e tyre, pas dorëheqjeve të dorëzuara në nëntor 2022 gjatë braktisjes në masë të institucioneve kosovare.

Të lidhura

None found

Në atë kohë, rreth 130 gjyqtarë, prokurorë dhe punonjës administrativë u tërhoqën nga sistemi i drejtësisë, ndërsa të njëjtën rrugë ndoqën edhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës dhe zyrtarë vendorë në katër komunat veriore me shumicë serbe: Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok.

Ky veprim i organizuar erdhi si përgjigje ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për t’i zëvendësuar targat serbe të automjeteve me ato të Republikës së Kosovës, iniciativë kjo e mbështetur nga Lista Serbe, partia kryesore e serbëve vendorë e financuar nga Beogradi.

Sipas juristit Blerim Burjani, procesi i shqyrtimit të aplikacioneve për rikthim duhet të bazohet në një analizë objektive, duke marrë parasysh shkaqet e largimit dhe influencat e mundshme të grupeve kriminale.

Burjani thekson se rikthimi nuk duhet të ndodhë në mënyrë të menjëhershme, por në përputhje me procedurat ligjore nëpërmjet një konkurrimi të hapur, ku secili aplikant të ketë shanse të njëjta dhe të premtojë se do të veprojë i pavarur nga ndikimet politike.

“Duhet një vlerësim real dhe objektiv, duke analizuar qëllimet dhe arsyet e largimit, nxitjen apo shtyrjen dhe presionin ndaj tyre nga strukturat kriminale të Radoiçiqit dhe Vuçiqit. Mendoj se duhet të baraspeshohen faktet dhe rrethanat. Kërkesa për kthim duhet të jetë e bazuar në ligjet në fuqi. Mendoj se duhet të hapet konkursi dhe të aplikojnë të gjithë ata që janë të denjë për të ushtruar punë të pavarur nga politika,” u shpreh ai për “Bota sot”.

“Pra, mendoj se ata, si pjesë e aplikimit, duhet të nënshkruajnë një deklaratë nën betim për ushtrimin e detyrës në mënyrë të pavarur nga politika dhe emocionet politike. Mendoj që në një konkurs publik të gjithë kanë të drejtë aplikimi, por jo të kërkojnë që të kthehen sikur asgjë nuk ka ndodhur, pra kthim automatik pa arsye dhe motive,” shtoi ai.

Ndërkohë, ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, njoftoi se ka firmosur dekretet për lirimin nga detyra të shtatë prokurorëve të komunitetit serb, pas vendimit të Këshillit Prokurorial të Kosovës.

të fundit

Kuvendi ngre komision hetimor për rastin Zekaj, ndërsa Gërvalla dhe Sveçla mungojnë në seancë

Rasti i Arlinda Zekajt solli sot tri zhvillime të reja. Në qendër të tyre mbetet pyetja e përgjegjësisë politike. Kuvendi…

8 minutes ago

Klafuriç pas derbit: Nuk jam i kënaqur, nga studioja ndeshja shihet më lehtë

Dean KlafuriçBarazimi nuk i ka lënë shije të mirë trajnerit të Tiranës në derbin ndaj Dinamos, që përfundoi 1 -…

12 minutes ago

Kurti meets with General Grynkewich

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim Komandantin Suprem të Forcave Aleate të NATO-s në Evropë, njëherësh…

13 minutes ago

Peja: 11 police officers suspended after Arlinda Zekaj’s killing in Vitomiricë

Policia e Kosovës ka suspenduar 11 zyrtarë policorë lidhur me trajtimin e rastit të Arlinda Zekajt, e cila u vra…

14 minutes ago

President Justina Shiroka Pula meets British Ambassador Jonathan Hargreaves

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, priti sot në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan…

14 minutes ago

Kurti does not clarify whether there will be dismissals after the Arlinda Zekaj case

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka dhënë një përgjigje nëse gjatë ditës së sotme do të ndërmarrë masa konkrete…

14 minutes ago