Këshilli Prokurorial i Kosovës ka hedhur poshtë kërkesat e pesë prokurorëve dhe 15 pjesëtarëve të stafit mbështetës nga radhët e komunitetit serb, të cilët synonin të tërhiqnin dorëheqjet dhe t’i riktheheshin sistemit prokurorial.
None found
Vendimi për të mos i ripranuar në detyrë erdhi pasi ish-prokurorët serbë u larguan kolektivisht nga institucionet e Kosovës në pjesën veriore të vendit gjatë muajit nëntor të vitit 2022. Më pas, ata kishin shprehur vullnetin për t’u kthyer në pozicionet e tyre të mëparshme.
Në vijim të këtij refuzimi, KPK-ja ka përcjellë tek Presidentja e vendit listën me emrat e pesë prokurorëve, duke rekomanduar shkarkimin e tyre nga detyra.
Gjithashtu, gjatë së njëjtës mbledhje, Këshilli ka anuluar masën e mëparshme që pezullonte pagat për prokurorët dhe stafin administrativ serb.
Këshilli Prokurorial i Kosovës konfirmoi se suspendoi kryeprokuroren e Pejës, Lumturije Vuçetaj dhe prokuroren Arlinda Nallbani Gacaferi si dhe që…
Ministria e Drejtësisë, ka reaguar lidhur me transferimin e Erion Veliajt nga ambientet e paraburgimit, duke sqaruar se lëvizja drejt…
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka njoftuar për takimin e së ngarkuarës me punë të kësaj…
E premtja, 30 tetor, është shpallur ditë greve e përgjithshme në Itali nga Unioni Sindikal Bazë (USB). Protesta synon të…
Erjon Vishkulli, 28-vjeçari nga Elbasani, i cili u plagos rëndë në syrin e majtë gjatë protestës së 24 tetorit në…
Një operacion i gjerë ndërkombëtar kundër krimit kibernetik në Afrikë, ka përfunduar me 1,462 arrestime dhe rikuperimin e më shumë…