Në mbledhjen e zhvilluar më 20 korrik, Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) refuzoi kërkesën e pesë prokurorëve serbë dhe 15 punonjësve administrativë të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë për anulimin e dorëheqjeve të tyre. Ata ishin larguar nga detyrat në nëntor të vitit 2022, gjatë tërheqjes kolektive të serbëve prej institucioneve të Kosovës.
None found
Asokohe, nga sistemi i drejtësisë u larguan edhe rreth 130 gjyqtarë, prokurorë dhe punonjës administrativë. Dorëheqje paraqitën gjithashtu pjesëtarë të Policisë së Kosovës dhe zyrtarë të pushtetit lokal në katër komunat veriore me shumicë serbe: Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok.
Tërheqja nga institucionet u bë pas thirrjes së Listës Serbe, subjektit kryesor politik të serbëve në Kosovë, i cili mbështetet nga Beogradi. Ky veprim erdhi si kundërshtim ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për zëvendësimin e targave të automjeteve të lëshuara nga Serbia me targat zyrtare të Republikës së Kosovës.
Juristi Blerim Burjani thotë se kërkesat e ish-punonjësve për t’u rikthyer duhet t’i nënshtrohen një shqyrtimi objektiv. Sipas tij, gjatë këtij procesi duhet të analizohen motivet që çuan në largimin e tyre, si dhe mundësia që ata të kenë qenë nën presionin e strukturave kriminale.
Burjani vlerëson se kthimi në detyrë nuk mund të realizohet automatikisht. Ai konsideron se procedura duhet të zhvillohet në përputhje me ligjin, përmes një konkursi publik që u garanton mundësi të barabarta të gjithë kandidatëve dhe kërkon prej tyre zotim për ushtrimin e funksionit pa ndikime politike.
Ai kërkoi një vlerësim të paanshëm dhe real të qëllimeve, shkaqeve, nxitjes apo shtyrjes që mund të ketë ndikuar në largimin e tyre, përfshirë presionin e mundshëm nga strukturat kriminale të Radoiçiqit dhe Vuçiqit. Sipas Burjanit, faktet dhe rrethanat duhet të peshohen me kujdes, ndërsa çdo kërkesë për rikthim duhet të mbështetet në legjislacionin në fuqi.
Në prononcimin për “Bota sot”, Burjani tha se duhet të shpallet konkurs dhe të aplikojnë të gjithë personat e denjë për ta ushtruar detyrën në mënyrë të pavarur nga politika. Ai shtoi se kandidatët, si pjesë e aplikimit, duhet të nënshkruajnë një deklaratë nën betim, përmes së cilës zotohen se do të veprojnë të pavarur nga politika dhe emocionet politike.
Sipas tij, në një konkurs publik çdokush gëzon të drejtën për të aplikuar, por ish-punonjësit nuk mund të kërkojnë të rikthehen sikur të mos kishte ndodhur asgjë, përkatësisht pa paraqitur arsye dhe motive për një kthim automatik.
Ndërkohë, sot, ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, njoftoi se ka firmosur dekretet për lirimin nga detyra të shtatë prokurorëve nga komuniteti serb, pas vendimit të Këshillit Prokurorial të Kosovës.
Dy ish-banorët e “Big Brother VIP 5”, Mateo Borri dhe Brikena Selmani gjatë një bisede romantike në [...]Read More...
Moti i paqëndrueshëm me erëra të forta dhe bubullima paralajmërojnë për sot pasdite nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike në Maqedoni."Mot…
Kryeministri Edi Rama sulmoi nga Thethi protestuesit që prej 52 ditësh mblidhen çdo ditë në bulevardin përpara Kryeministrisë, duke kërkuar…
Barcelona vazhdon të jetë e vendosur për të transferuar Julian Alvarez gjatë kësaj vere, por marrëveshja mbetet shumë e ndërlikuar,…
Të enjten, më 23 korrik, ishte planifikuar të mbahej seanca e fundit plenare për këtë sesion parlamentar, me rend dite…
Bashkimi Evropian ka shprehur shqetësim për dekretin e ushtrueses së detyrës së presidentes së Kosovës për shkarkimin e prokurorëve serbë,…