Categories: kosovë

Rikandidimi i Abdixhikut në krye të LDK-së, Lushaku-Sadriu thotë se vendimi i takon atij

Nëse Lumir Abdixhiku do të garojë sërish për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), kjo mbetet për t’u vendosur nga vetë ai, ka thënë shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu.

Në emisionin “Intervista e javës” në KosovaPress, ajo tha se Abdixhiku është në krye të partisë dhe, me gjasë, do të vazhdojë të jetë deri në përfundim të zgjedhjeve. Sipas saj, ai do ta bëjë vetë të ditur nëse do të rikandidojë, pasi të vlerësojë rrugëtimin e tij politik, mbështetjen që ka dhe perceptimin publik. Lushaku-Sadriu u shpreh e sigurt se Abdixhiku e bën periodikisht një vlerësim të tillë dhe theksoi se vendimi është tërësisht i tij.

Të lidhura

None found

Duke folur për kandidaturën e Përparim Ramës për drejtimin e LDK-së, Lushaku-Sadriu tha se e respekton ambicien e tij. Megjithatë, ajo nënvizoi se kush synon të bëhet kryetar duhet të ndjekë rrugëtimin brenda partisë, pasi një person që nuk është anëtar i LDK-së nuk mund ta drejtojë atë.

Ajo shtoi se kushdo që dëshiron të anëtarësohet në LDK është i mirëpritur dhe se askujt nuk mund t’i mohohet dëshira për të synuar postin e kryetarit. Sipas saj, edhe brenda partisë ka shumë persona me këtë ambicie, ndaj gara duhet të jetë e hapur.

Sa u përket kërkesave të Ramës për dorëheqjen e Abdixhikut, Lushaku-Sadriu tha se nuk dëshiron t’i diskutojë drejtpërdrejt mendimet e tij, që qëndrimi i saj të mos merret si i njëanshëm. Ajo shtoi se Rama ka të drejtë t’i shprehë publikisht ato nëse mendon se qëndrojnë.

Lushaku-Sadriu theksoi se një parti politike mban përgjegjësi për kandidatët, platformën dhe garën e saj politike, si dhe përfaqësohet në asamble përmes asamblistëve dhe kandidatëve. Sipas saj, ata që garojnë nën siglën e një partie kanë përgjegjësi ndaj saj për veprimet e tyre. Ajo solli si shembull veten: mund të kandidonte si deputete e pavarur, por ka zgjedhur të jetë pjesë e LDK-së dhe të përfaqësojë vlerat për të cilat i ka dhënë besimin elektorati i saj.

LDK-ja do t’i mbajë zgjedhjet e brendshme në shtator të vitit të ardhshëm.

Tags: Abdixhikuldk

të fundit

Boulevard packed! Calls against the government echo: Down with the dictatorship, Rama resign

Protestuesit kanë mbërritur tashmë përpara Kryemninistrisë, pasi më herët ishin tek Ministria e Arsimit. Ata u dëbuan nga Ministria e…

24 seconds ago

Police disperse protesters with tear gas and water! Young people march toward the “Dëshmorët e Kombit” Boulevard

Protesta para Ministrisë së Arsimit është përshkallëzuar, ndërsa policia ka ndërhyrë duke përdorur gaz lotsjellës dhe ujë me presion për…

48 seconds ago

Aston Villa mposht Manchester Cityn dhe i jep fund serisë së shtatë fitoreve

Aston Villa ka fituar ndaj Manchester Cityt me rezultat 2-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e tetë në Ligën…

1 minute ago

Maqedonci: In five years, 3,220 new soldiers joined the Kosovo Security Force

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka bërë të ditur se gjatë pesë viteve të qeverisjes janë rekrutuar 3.220 ushtarë të…

1 minute ago

Maqedonci: Në pesë vjet FSK-së iu bashkuan 3.220 ushtarë të rinj

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka bërë të ditur se gjatë pesë viteve të qeverisjes janë rekrutuar 3.220 ushtarë të…

5 minutes ago

Revolta e të riut: Balluku ka vjedhur mbi 300 mln euro, të arrestohet! Xhamat e thyer bëhen vetëm me një vilë të saj

Një i ri në protestë tha se kjo protestë nuk është vetëm e studentëve, por e të gjithë popullit shqiptar,…

5 minutes ago