Lidhja Demokratike e Kosovës ka bërë të ditur se kreu i saj, Lumir Abdixhiku, do t’i përgjigjet ftesës së kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për takim.
None found
Anëtarja e Kryesisë së LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, njoftoi se ftesa është pranuar pasditen e sotme, ndërsa takimi është planifikuar të zhvillohet nesër, në orën 18:00.
“Po, pasdite kemi marrë ftesë nga kryetari i VV-së për të pasur një takim dhe për të diskutuar për mundësinë e bashkëpunimit. Është konfirmuar që i njëjti do të mbahet në orën 18:00”, deklaroi Lushaku-Sadriu.
Ajo konfirmoi pjesëmarrjen e Abdixhikut, por tha se për momentin nuk është vendosur nëse ai do të paraqitet vetëm apo së bashku me ekipin e tij.
Lushaku-Sadriu theksoi se LDK-ja mbetet e palëkundur në qëndrimin për domosdoshmërinë e krijimit të institucioneve dhe është e gatshme të japë kontributin e saj në përputhje me kapacitetet që disponon.
“LDK, në vazhdën e preokupimit që ka pasur gjatë këtyre dy viteve, ka qëndrim të qartë për të kontribuar në formimin e institucioneve, aq sa ka fuqi”, u shpreh ajo.
Qytetarët kanë filluar të mblidhen pranë shtëpisë së ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, në Prishtinë, me shpresën se…
Ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kosovës, kolonel Fehmi Hoti me bashkëpunëtorë, priti në takim komandantin…
Rrahman Hoti, autori i vrasjes në Suharekë, dyshohet se e kishte vrarë gruan e tij më 8 nëntor të vitit…
Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, i ka drejtuar një kërkesë zyrtare Ministrisë së Infrastrukturës, duke kërkuar transparencë për kontratat e…
Kryetari i Komunës së Obiliqit, Halil Thaçi, ka pritur sot në takim ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, me…
Udhëheqësi i Zyrës për Rikthimin e Aseteve, njëherësh prokuror në zëvendëskryeprokurori i Shtetit, Bahri Hyseni, ka zhvilluar takim virtual me…