Një debat i ashpër ka shpërthyer sot në Kuvendin e Serbisë, pasi kryetarja Ana Bërnabiq ndërhyri me tone të acaruara për të korrigjuar një deputet i cili e kishte cilësuar Kosovën si shtet fqinj.
Të lidhura
None found
Gjatë diskutimit për sfidat me të cilat përballet Serbia, ligjvënësi Dobrica Veselinoviq nga “Fronti i Gjelbër” përdori termin “fqinjët tanë” duke iu referuar Kosovës.
Edhe pse e la të përfundonte fjalën e tij, Bërnabiq reagoi menjëherë më pas, duke e cilësuar këtë si një qëndrim personal dhe aspak institucional.
“Për Kuvendin Popullor të Republikës së Serbisë, këta nuk janë fqinjë. Kosova është territor i pandashëm i Serbisë. Krahina Autonome e Kosovës. Ky mund të jetë mendimi juaj personal, dhe kjo është e qartë, prandaj nuk ju ndërpreva, por nuk përfaqëson qëndrimin zyrtar të këtij institucioni”, deklaroi ajo.
