Rashica në historinë e Norwich City-t, vetëm për 3 lojtarë janë blerë sa ai

Milot Rashica, futbollisti i Kombëtares së Kosovës befasoi të gjithë me skuadrën e tij të re.

Ai u transferua në Premierligë te skuadra e Norwich Cityt.

Ish-lojtari i Werder Bremen u transferua te klubi anglez për 11 milionë euro dhe kështu bëhet lojtari i tretë në histori të Norwichit.

Gjatë historisë, Norwich ka transferuar vetëm tre lojtarë me shumën e lartë si 11 milionë euro. Ata janë: Milot Rashica nga Bremen, Steven Naismith nga Everton dhe Timm Klose nga VfL Wolsburg.

Kujtojmë që Miloti ka firmosur kontratë katër-vjeçare, kurse ndeshjen e parë me Norwich pritet ta zhvilloj kundër Liverpoolit, në kuadër të xhiros së parë në Premierligë.


Shtuar 24.06.2021 12:08