Deputeti i Vetëvendosjes, Vigan Qorrolli, u ka kërkuar deputetëve që në seancën e sotme të votojnë për zgjedhjen e Presidentit dhe miratimin e Projektligjit për Specialen.
Të lidhura
None found
Sipas tij, dërgimi i Kosovës në zgjedhje do të kishte pasoja të dëmshme për vendin dhe për procesin në Hagë. Qorrolli ka apeluar që një skenar i tillë të shmanget.
Qorrolli ka theksuar se nuk është koha për ta kthyer shtetin pas, duke argumentuar se votimi i Presidentit dhe i Projektligjit për Specialen përbën një detyrim të përbashkët për krijimin e institucioneve funksionale dhe garantimin e vendimmarrjes.
Ai ka paralajmëruar gjithashtu se shkuarja në zgjedhje do ta dëmtonte Hagën dhe Republikën e Kosovës, ndërsa u ka bërë thirrje deputetëve të mos veprojnë të shtyrë nga mllefi dhe pakënaqësia politike.
