Categories: kosovë

Qeveria e Kosovës thotë se deklaratat e Vuçiqit nxisin sulmet ndaj policisë së Kosovës

Qeveria në detyrë e Kosovës vlerëson se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me qëndrimin e tij se Millan Radoiçiq nuk është kriminel, po u jep shtysë sulmeve kundër policëve të Kosovës.

Në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, zëdhënësi i ekzekutivit, Arlind Manxhuka, tha se “Deklarata e Vuçiqit tregon që ai e kontrollon sistemin e drejtësisë dhe që sulmet ndaj policëve të Kosovës nuk paraqesin krime për Serbinë dhe ato kësisoj inkurajohen nga vetë kreu i shtetit atje”.

Të lidhura

None found

Në fillim të javës, Vuçiq u shpreh se Radoiçiqi, i cili ka pranuar përgjegjësinë për sulmin ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë më 2023 dhe për të cilin është lëshuar njoftim i kuq nga Interpol-i, nuk po përballet me ndjekje penale për ndonjë vepër penale.

“S’keni thënë pse Millan Radoiçiq është në njoftim të kuq. Nuk është për shkak të krimit, por për shkak të Kosovës”, tha udhëheqësi serb.

Megjithëse e ka marrë përsipër sulmin e 24 shtatorit në Banjskë, ku mbeti i vrarë një polic i Kosovës, Radoiçiq vazhdon të jetë i lirë në Serbi dhe figuron me adresë të regjistruar në Beograd. Autoritetet serbe nuk kanë ngritur asnjë aktakuzë ndaj tij.

Ndërkohë, ndaj tij ekziston një fletarrestim ndërkombëtar i lëshuar nga Interpol-i, me kërkesë të Kosovës përmes Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK).

Manxhuka tha se Qeveria në detyrë e Kosovës pret nga faktori ndërkombëtar që ta dënojë “këtë degradim të mëtutjeshëm në sjellje të shtetit të Serbisë”.

Ai shtoi se “Deklarime të tilla dëshmojnë se Serbia nuk ka ndërruar mendje karshi Republikës së Kosovës dhe se kjo mendësi paraqet rrezik për paqen në rajon dhe më gjerë”.

Sipas zëdhënësit, për Kosovën ka qenë e qartë se sabotimi dhe kundërshtimi i sundimit të ligjit në veriun e banuar me shumicë serbe “organizohet dhe dirigjohet nga Serbia”.

“Fakti që ky grup [që kreu sulmin në Banjskë të Zveçanit] u organizua, ushtrua, përgatit dhe në fund u fut nga Serbia në Kosovë, por edhe u armatos me armë zyrtare të shtetit të Serbisë, të dëshmuar edhe evidentuar në provat e gjetura në terren, tregon qartë se Serbia ishte mbrapa dhe sipër”, tha ai.

Kosova e cilëson sulmin në Banjskë si terrorist dhe përgjegjësinë ia atribuon Serbisë. Beogradi, megjithatë, mohon çdo përfshirje.

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë për sulmin në Banjskë, ndërsa në mesin e 45 të akuzuarve ndodhet edhe Radoiçiqi, i përshkruar si “kreu i grupit terrorist”.

Për këtë rast, më herët gjatë këtij viti, Gjykata Themelore në Prishtinë dënoi tre persona: dy prej tyre me burgim të përjetshëm dhe një me 30 vjet burgim.

Të akuzuarit e tjerë janë në arrati dhe për ta Kosova ka lëshuar fletarrestime përmes Interpol-it. Kosova kërkon vazhdimisht nga Serbia që ta dorëzojë Radoiçiqin për t’u përballur me drejtësinë. Në kohën kur ndodhi sulmi në Banjskë, Radoiçiqi mbante postin e nënkryetarit të Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve të Kosovës që mbështetet nga Beogradi.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, në anën tjetër, i kanë kërkuar Beogradit që të ndjekë penalisht përgjegjësit për sulmin në Banjskë.

të fundit

Fire in the Gërhot area of Gjirokastër, firefighters respond at the scene (VIDEO)

Në Gjirokastër në orët e mesditës të së kësaj të mërkure është shfaqur një zjarr problematik në zonën e Gërhotit.…

10 seconds ago

Valdete Daka: Presidenti të zgjidhet para krijimit të qeverisë së re

Ish-gjyqtarja e Gjykatës Supreme, Valdete Daka ka vlerësuar se, pas certifikimit të rezultateve zgjedhore, prioritet duhet të jetë zgjedhja e…

38 seconds ago

Celibashi lë në detyrë kryebashkiakun e Kuçovës, ligji i dekriminalizimit nuk zbatohet për Kreshnik Hajdarin

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka vendosur të mos i heqë mandatin kryetarit të Bashkisë së Kuçovës, Kreshnik Hajdari,…

2 minutes ago

Moza Ahmeti: Të sigurosh h*rmone për 13 vjeçarët,ose je budalla, ose je komercializuar

Poetja e njohur dhe njëkohësisht fituesja e spektaklit të rekordeve Ferma VIP 3, Mimoza Ahmeti ka shprehur revoltë për shërbimin…

3 minutes ago

Hashim Thaçi’s lawyer says the Special Court’s Appeals Panel approved another prosecution appeal, while all defense appeals were rejected

Luka Misetic, avokati i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, njoftoi në një postim në X se Apeli i Gjykatës Speciale…

3 minutes ago

Toshkovski: “Safe City” will soon fine drivers with foreign plates across Macedonia as well

Shoferët që kalojnë tranzit nëpër Maqedoninë e Veriut do të përfshihen në sistemin "Safe City", do të ketë edhe gjoba…

4 minutes ago