Categories: kosovë

Hoxha: Deklaratat e Vuçiqit për Radojçiçin tregojnë përfshirjen e Serbisë në Banjskë dhe duhet të shqetësojnë ndërkombëtarët

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha të hënën se Milan Radoiçiq, i cili e ka pranuar përgjegjësinë për sulmin e armatosur ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit më 2023 dhe ndaj të cilit është lëshuar njoftim i kuq nga Interpol-i, nuk po përballet me ndjekje penale për ndonjë vepër penale.

Të lidhura

None found

“S’keni thënë pse Millan Radoiçiq është në njoftim të kuq. Nuk është për shkak të krimit, por për shkak të Kosovës”, deklaroi Vuçiq gjatë një konference për media.

Sipas ekspertit të sigurisë, Valdet Hoxha, mbështetja publike që presidenti serb po i jep Milan Radojçiçit nxjerr në pah, siç thotë ai, përfshirjen e shtetit serb në organizimin dhe mbështetjen e sulmit terrorist në Banjskë.

Hoxha thekson se hetimet e zhvilluara nga Prokuroria Speciale e Kosovës, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, kanë siguruar prova që, sipas tij, e ndërlidhin Serbinë me këtë sulm. Sipas tij, mbrojtja që po i bëhet Radojçiçit synon të zbehë përgjegjësinë e Beogradit.

“Mbrojtja që Vuçiç po i bën Radojçiçit dhe grupit kriminal që kryen sulmin në Banjskë të Republikës së Kosovës është dëshmi se ky grup kriminal i udhëhequr nga Radojçiç dhe sulmi terrorist kundër sovranitetit të vendit dhe kundër rendit kushtetues, ka qenë e planifikuar, organizuar, financuar e trajnuar nga vetë shteti i Serbisë.

Rolin e shtetit serb përmes strukturave ushtarake, intelegjentene të sigurisë në sulmin terrorist kundër rendit kushtetues të Republikës së Kosovës si dhe qëllimin e këtij akti, e ka vërtetuar edhe një hetim profesional nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës edhe me ndihmën e mekanizmave të zbatimit të ligjit të partnerëve ndërkombëtar, prandaj Vuçiç i gjendur para kësaj situate provuese kompetente dhe profesionale, mundohet që ta amnistojë Radoiçiçin duke e marr në mbrojtje dhe kjo në përpjekje të uljes së përgjegjësisë së shtetit serb”, thotë ai.

Ai vlerëson se qëndrimi i Vuçiqit duhet të shihet si sinjal alarmi për partnerët ndërkombëtarë, pasi, sipas Hoxhës, këto deklarime dëshmojnë se retorika nacionaliste vazhdon dhe se veprimet e Radojçiçit po justifikohen.

Po ashtu, Hoxha kërkon që Radojçiç dhe bashkëpunëtorët e tij të vihen përballë drejtësisë, duke nënvizuar se Kosova duhet të vijojë, në bashkërendim me partnerët ndërkombëtarë, përpjekjet për arrestimin e tyre.

“Ky qëndrim i Vuçiç duhet të jetë një alarm edhe për partnerët ndërkombëtar sepse tregon qartë se Vuçiç vazhdon me retorikën nacionaliste dhe se duke përdorur terma si “Radojçiç nuk është në njoftimin e kuq përshkak krimit por përshkak Kosovës”, e bën të njohur faktin se Vuçiç dhe shteti serb e ka jo vetëm si opsion ndërhyrjen në Kosovë por edhe e arsyeton si mënyrë veprimi.

Radojçiç dhe grupi kriminal që kryen sulmin terrorist dhe kundër rendit kushtetues të Republikës së Kosovës, duhet dhe do të dalin herë do kur para drejtësisë së shtetit të Kosovës dhe Kosova duhet që të ndërmerr çdo hap procedural e në koordinimne bashkëpunim me vendet tjera mike për arrestimin e Radojçiç e bashkëpunëtorëve të tij” – përfundon ai për “Bota sot”.

të fundit

Interior Ministry announces the arrest of 9 people for drugs across the country, banned substances also found in Idrizovo Prison

Ministria e Punëve të Brendshme informoi se gjatë 24 orëve të fundit janë privuar nga liria nëntë persona në të…

4 minutes ago

Durmishi presents two-year balance sheet: Employment, business climate and new investments have been the focus

Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, sot në një konferencë për media ka prezantuar rezultatet e dy viteve të…

4 minutes ago

MIT: Water collected on the “Arbën Xhaferi” Highway was removed immediately after intervention on the ground

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka reaguar lidhur me raportimet për grumbullimin e ujit në një segment të Autostradës “Arbën…

4 minutes ago

PDK reviews the internal election process and the current political situation

Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) ka mbajtur mbledhjen e radhës, ku ka diskutuar për zhvillimet aktuale politike në…

5 minutes ago

“America250” delegation visits the KSF, Serwer praises its role in international missions

Në prag të shënimit të 250-vjetorit të pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Komandanti i Forcës së Sigurisë së…

5 minutes ago

Relative recounts the moments after imam’s killing in Zlipotok: “Go check on the imam, my son has done a terrible thing”

Fshati Zlipotik i Dragashit u trondit mbrëmë pasi hoxha i këtij katundi, Gazmend Terhovci, u vra me thikë para derës…

5 minutes ago