Categories: kosovë

Qeveria dhe komunat diskutojnë forcimin e bashkëpunimit për të drejtat e komuniteteve

Zyra e zëvendëskryeministrit për çështjet e komuniteteve dhe bashkëpunim po zhvillon një takim me Zyrat komunale për komunitete dhe kthim, ku në qendër të diskutimeve janë sfidat me të cilat përballen komunitetet në Kosovë dhe nevoja për bashkërendim më të madh ndërmjet institucioneve qendrore e lokale.

Të lidhura

None found

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, deklaroi se ekzekutivi do të punojë për përmirësimin e koordinimit me institucionet komunale, duke nënvizuar se shteti duhet të jetë gjithnjë në shërbim të qytetarëve.

“Takimi i sotëm shërben për të shqyrtuar përgjegjësinë e institucioneve në zbatimin e të drejtave të komuniteteve dhe rëndësinë e bashkëpunimit mes nivelit qendror dhe atij lokal. Këto të drejta nuk duhet të shihen vetëm në kuadër të zbatimit të dispozitave kushtetuese, por edhe në aspektin e përfitimeve konkrete për qytetarët. Shpeshherë, sfida qëndron pikërisht te zbatimi i të drejtave të garantuara dhe te ndikimi që ato duhet të kenë në jetën e qytetarëve. Zyrat komunale për komunitete dhe kthim duhet të kenë komunikim të vazhdueshëm me komunitetet, pasi shumë çështje që i prekin ato trajtohen në nivel lokal. Arsimi, shëndetësia, mbrojtja sociale, banimi dhe përfshirja në vendimmarrje kërkojnë masa për problemet e përsëritura dhe ndërhyrje të përshtatura me nevojat. Për këtë arsye, institucionet duhet të kenë të dhëna më të sakta për situatën në terren. Një prej çështjeve që duhet ta trajtojmë është koordinimi institucional. Është thelbësore që informacioni të mos mbetet i kufizuar brenda vetëm një niveli institucional”, ka thënë Kurti.

Zëvendëskryeministri në detyrë, Fikrim Danka, theksoi se garantimi dhe promovimi i të drejtave të komuniteteve përbën përgjegjësi të përbashkët të institucioneve qendrore dhe lokale.

“Kosova posedon një bazë të fuqishme kushtetuese për mbrojtjen dhe promovimin e komuniteteve. Megjithatë, përtej garantimit ligjor të të drejtave, matësi i suksesit është realizimi i tyre nga qytetari. Qytetarët duhet të mund të përdorin shërbimet që u garantohen nga shteti. Duhet të shkëmbejmë praktikat e mira dhe të sigurohemi që politikat e programet e hartuara në nivel qendror të mbërrijnë te qytetarët në nivel lokal. Po ashtu, politikat dhe mundësitë e ofruara nga qeveria duhet të jenë të qasshme për komunitetet. Sot synojmë të identifikojmë pengesat dhe fushat ku bashkëpunimi me institucionet duhet të forcohet. Mbrojtja dhe promovimi i të drejtave të komuniteteve është përgjegjësi si e nivelit qendror, ashtu edhe e atij lokal”, shtoi ai.

të fundit

U arrestua dy ditë më parë, 32-vjeçari ndërron jetë në ambientet komisariatit të Vlorës

Mëngjesin e sotëm, një 32-vjeçar ka humbur jetën në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Bëhet…

5 minutes ago

Nga platformat sociale te vrasjet live, kartelet meksikane po i kthejnë influencerët në objektiva

Nga TikTok-u dhe Instagrami te skenat e ekzekutimeve para kamerave, personazhet online në Meksikë po bëhen gjithnjë e më shumë…

6 minutes ago

DUI opposes the reallocation of €6 million for Hasan Prishtina Boulevard

Ish-Zëvendësministri për Transport dhe Lidhje nga radhët e BDI-së, Bekim Rexhepi sot kritikoi vendimin për ridestinimin e 6 milionë eurove…

9 minutes ago

SDSM: Mickoski Government Failed to Act on Rising Prices and Falling Living Standards

"Çmimet në Maqedoni kanë qenë në rritje marramendëse prej muajsh, në dyqane, tregje, kudo, pagat janë në stagnim dhe standardi…

9 minutes ago

Two Defendants Plead Guilty to Blocking Roads in the North, Trial Postponed

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë në seancën fillestare në gjykimin lidhur me barrikadat më 2022 në Komunën e Zveçanit, është…

10 minutes ago

Government and Municipalities Discuss Strengthening Cooperation on Community Rights

Zyra e zëvendëskryeministrit për çështjet e komuniteteve dhe bashkëpunim po mban takimin me Zyrat komunale për komunitete dhe kthim. Me…

11 minutes ago