Në Kosovë po shënohet përparim në punësimin, arsimin dhe përfshirjen shoqërore të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian. Kjo u tha në hapjen e edicionit të 8-të të Festivalit Multikulturor dhe Ekspozitës Mobile “KRAH”, ku u vu në pah se gjithnjë e më shumë pjesëtarë të këtyre komuniteteve po krijojnë karrierë profesionale.
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha se larmia kulturore përbën pjesë të identitetit të Kosovës dhe një prej vlerave më të mëdha të saj.
None found
“Është pasuri që duhet ta ruajmë, ta promovojmë dhe ta përcjellim tek brezat e rinj.”
Kurti: Diversiteti kulturor, një nga pasuritë e mëdha të Kosovës
“Atëherë festivali organizohej vetëm për një ditë, ishte një iniciativë me vizion të madh, por me përmasa të vogla. Sot pas tetë vitesh e shohim sa ai vizion është rritur, është zgjeruar dhe është shndërruar në një traditë të rëndësishme për vendin tonë. Rrugëtimi i këtij festivali është dëshmia se idetë e mira, kur ndërtohen mbi përkushtim, bashkëpunim dhe besim në vlerat e përbashkëta, mund të marrin jetë të gjatë dhe ndikim të gjerë shoqëror. Nga një aktivitet njëditor, festivali sot është bërë një hapësirë ku takohen kultura, komunitete, breza, profesione dhe format e ndryshme të kreativitetit. Ai na ka krijuar vend për artizanët, për bizneset lokale, për gratë ndërmarrëse, për poetët, për artistët e rinj dhe për përfaqësuesit e të gjitha komuniteteve… Festivali nuk është vetëm festë, është pasqyrë e mënyrës se si Republika e Kosovës e kupton dhe e ndërton vetveten si shtet demokratik, i hapur dhe gjithëpërfshirës. Diversiteti kulturor është pjesë e identitetit tonë dhe një nga pasuritë e mëdha të Kosovës. Është pasuri që duhet ta ruajmë, ta promovojmë dhe ta përcjellim tek brezat e rinj. ”, tha Kurti.
Ai theksoi se Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë masa konkrete për të çuar përpara barazinë dhe përfshirjen e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian. Sipas tij, gjatë viteve të fundit janë ndarë rreth 2 mijë bursa për nxënësit e këtyre komuniteteve, si dhe është ofruar mbështetje financiare për qendrat mësimore.
Kurti: Të gjithë qytetarët, kanë vend të barabartë në jetën publike në Kosovë
“Republika jonë është ndërtuar mbi parimin se të gjithë qytetarët, pa dallim etnie, gjuhe, kulture, feje apo prejardhje, kanë vend të barabartë në jetën publike, shoqërore dhe institucionale. Prandaj avancimi i barazisë dhe i përfshirjes së të gjitha komuniteteve mbetet pjesë e pandashme e angazhimit tonë institucional. Kjo reflektohet në politikat dhe masat konkrete të cilat synojnë zgjerimin e mundësive në arsim, punësim, mbështetje sociale dhe pjesëmarrje në jetën publike të të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, sepse jemi shtet i cili është ndërtuar dhe beson në të drejtat e njeriut e të cilat i bëjnë bashkë universalitetin dhe barazinë. Në këtë drejtim, Qeveria e Kosovës ka ndjekur dhe vazhdon të ndjekë një qasje të qëndrueshme për avancimin e barazisë dhe gjithëpërfshirjes së komuniteteve. Kjo qasje nuk kufizohet në deklarata, por shtrihet në politika konkrete në arsim, punësim, mbështetje sociale dhe pjesëmarrje institucionale”, tha ai.
Drejtori ekzekutiv i VoRAE-së, Isak Skenderi, deklaroi se sot qasja në tregun e punës për këto komunitete është dukshëm më e madhe sesa më parë.
Skenderi: Kur e nisëm këtë rrugëtim, sfidat me të cilat përballeshin komunitetet ishin shumë më të mëdha
“Kur e nisëm këtë rrugëtim, sfidat me të cilat përballeshin komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian ishin shumë më të mëdha. Pabarazitë në arsim ishin të theksuara. Mundësitë për punësim ishin të kufizuara. Kushtet e jetesës shpeshherë të papranueshme, ndërsa diskriminimi vazhdonte të ndikonte në jetën e përditshme të shumë familjeve. Sot, pas 15 vitesh, mund të themi me bindje se progresi është i mundur dhe se investimi në përfshirje jep rezultate konkrete. Në fushën e arsimit kemi investuar në modele që kanë ndihmuar ndjeshëm në ngushtimin e hendekut dhe pjesëmarrje dhe rezultate më të mira shkollore ndërmjet fëmijëve rom, ashkali dhe egjiptian dhe pjesës tjetër të shoqërisë. Modeli i qendrave mësimore dhe programeve të bursave për nxënësit e shkollave të mesme të larta, të cilat dikur ishin iniciativa të mbështetura nga partnerët tanë, sot janë mekanizma të institucionalizuar dhe pjesë e politikave publike të Kosovës”, u shpreh ai
Sipas Skenderit, investimet në arsim kanë ndikuar në ngushtimin e hendekut mes fëmijëve romë, ashkali dhe egjiptianë dhe pjesës tjetër të shoqërisë, ndërsa qendrat mësimore dhe skemat e bursave tashmë janë institucionalizuar si pjesë e politikave në Kosovë.
Skenderi: Mundësitë e punësimit janë më të qasshme – shumë anëtarë të komuniteteve po ndërtojnë karrierë profesionale
“Përmes ndërmjetësimit në punësim, mbështetjes teknike dhe bashkëpunimit me më shumë se 300 biznese dhe kompani ndër vite, sot kemi një realitet krejt tjetër nga ai që kishim një dekadë më parë. Mundësitë e punësimit janë më të qasshme dhe gjithnjë e gjithnjë e më shumë anëtarë të komuniteteve tona po ndërtojnë karrierë profesionale, po kontribuojnë në ekonominë e vendit dhe po sigurojnë mirëqenie për familjet e tyre.… Por nëse më duhet të veçoj një sukses që shkon përtej shifrave dhe statistikave, ai është ndryshimi i perceptimeve në shoqërinë tonë. Për dekada me radhë, romët, ashkallinjtë dhe egjiptianët janë parë përmes paragjykimeve dhe stereotipeve negative. Sot po jetojmë një realitet më ndryshe. Gjithnjë e më pak qytetarë hezitojnë që fëmijët e tyre të ndajnë të njëjtën klasë me fëmijët rom, ashkali dhe egjiptian, e gjithnjë e më shumë njerëz janë të lumtur që t’i kenë ata si miq, fqinj ose kolegë të barabartë. Dhe ky ndryshim nuk ka ardhur vetvetiu. Ai është rezultat i viteve të tëra dialogu, sensibilizimi dhe komunikimi. Është rezultat i angazhimit të shoqërisë civile, institucioneve, partnerëve tanë dhe mediave”, deklaroi ai.
Skenderi nënvizoi gjithashtu se përparim ka pasur edhe në fushën e banimit, duke bërë të ditur se mbi 500 familje kanë siguruar qasje në ujë të ngrohtë dhe kushte sanitare dinjitoze.
Festivali Multikulturor dhe Ekspozita “KRAH” do të vijojnë me aktivitete të ndryshme kulturore, artistike dhe promovuese, me synimin për të forcuar dialogun, mirëkuptimin dhe bashkëpunimin mes komuniteteve në Kosovë.
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen e kësaj të marte në plazhin e Durrësit. Sipas informacioneve paraprake, 50-vjeçari është nxjerrë…
Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, sot iu drejtua të pranishmëve në hapjen e Takimit të Përfaqësuesve të Lartë…
Holanda është tronditur nga një ngjarje e rëndë në Groningen, ku një vajzë 15-vjeçare është vënë në pranga, e dyshuar…
Sulmuesi i Francës, Ousmane Dembele, më në fund gjeti ritmin e tij në fitoren 3-0 ndaj Irakut, duke dëshmuar edhe…
Një shpërthim i fuqishëm, i pasuar nga flakë të mëdha, përfshiu këtë pasdite qendrën e biznesit Cuatro Torres në Madrid,…
Qeveria e RMV-së me propozimin e Ministrisë së Financave, sot i miratoi ndryshimet dhe plotësimet e buxhetit për vitin 2026,…