kosovë

Kurti u bën thirrje komuniteteve joshumicë të regjistrohen: Jeni vlerë e identitet i shtetit tonë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u ka bërë thirrje komunitetit joshumicë që të mos ngurrojnë por t’i përgjigjen regjistrimit të popullsisë.

Sipas tij, regjistrimi i popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave është një ndër ndërmarrjet më të rëndësishme për shtetin tonë.

Të lidhura

None found

“Pjesëmarrja e secilit nuk është thjesht një shënim statistikor; është një deklaratë e fuqishme e identitetit, të drejtave, dhe vendit të secilit qytetar në shoqërinë tonë. Regjistrimi i popullsisë nuk është thjesht një ushtrim burokratik; është mekanizëm përmes të cilit ne formojmë politika dhe ndajmë burime për të siguruar që çdo qytetar, pa marrë parasysh etninë apo besimin, do të marrë mbështetjen dhe shërbimet që i takojnë. Në bazë të tij bëhet ndarja dhe shpërndarja e buxhetit të shtetit. Rezultatet e tij përcaktojnë politikat sociale dhe zhvillimore të shtetit, investimet në komunitetet tuaja, subvencionet në mbështetje tuaj, programet e shërbimet sociale dhe shëndetësore”, tha ai në një video.

Tutje, ai u shpreh se regjistrimi është dokumentim zyrtar i përbërjes së shoqërisë sonë.

“Vetëm me një regjistrim të plotë e të saktë do të mund ta dimë më së miri se për sa çerdhe e shkolla keni nevojë; se sa hapësira kulturore, rekreative e sportive duhet të planifikohen në shërbim të komuniteteve tuaja; çfarë programe e politika sociale i përgjigjen nevojave tuaja e kështu me radhë. Regjistrimi është dokumentim zyrtar i përbërjes së shoqërisë sonë. Të dhënat e tij pastaj bëhen pasqyrë e politikave tona dhe përgjegjësi e shtetit dhe institucioneve tona. Regjistruesit do të vijnë derë më derë. Mirëprisni ata si mikpritës të mirë që jeni. Komunitetet joshumicë janë vlerë e identitet i shtetit tonë. Shoqëria jonë është e pasur sepse ju jeni pjesë e saj. Andaj, mos ngurroni, regjistrohuni”, u shpreh ai.

Përndryshe, Agjencia e Statistika të Kosovës ka njoftuar se deri në ditën e djeshme janë regjistruar 530 mijë qytetarë në procesin e Regjistrimit të Popullsisë. Po ashtu, mbi 36% e objekteve që janë në Kosovë janë regjistruar. Ndërsa, nga diaspora janë regjistruar 180 mijë pjesëtarë dhe mbi 50 mijë përmes platformës e-diaspora.

Në Kosovë procesi i regjistrimit do të zgjasë deri më 17 maj.

 

të fundit

Cyberattacks target supermarket freezers in Europe as Italy investigates suspected coordinated sabotage

Një valë sulmesh kibernetike ka goditur sistemet e ftohjes së supermarketeve në disa vende evropiane, duke shkaktuar rritjen e temperaturave…

1 second ago

Sylejmon Jusufi shpallet fajtor për narkotikë, dënohet me 4 vjet e 6 muaj burg dhe 8 mijë euro gjobë

Kjo pasi në bashkëkryerje ka kryer veprën penale Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe…

2 minutes ago

Gropa gjigante pranë vilës 10 milionë dollarëshe në Malibu detyron Nicolas Cage të jetojë në hotele

Aktori i famshëm i Hollywood-it, Nicolas Cage, ka zbuluar se aktualisht është i detyruar të jetojë në hotele, pasi banesa…

3 minutes ago

Zejnulla Gashi pret familjen Dehari, thekson detyrimin për zbardhjen e plotë të rastit

Kryeprokurori i Shtetit, z. Zejnulla Gashi, së bashku me prokurorin special, z. Bekim Kodraliu, njëherësh prokuror i çështjes në rastin…

3 minutes ago

Rama në Bruksel: Serbia duhet të njohë Kosovën dhe të përmbushë kushtet e BE-së

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, komentoi rrugëtimin e Ballkanit Perëndimor drejt Bashkimit Europian dhe rolin rajonal të Serbisë. Ai në…

13 minutes ago

Raporti i BE-së për Kosovën më 4 nëntor, kriza institucionale pritet të peshojë në vlerësimin e reformave

Kriza e zgjatur politike dhe institucionale në Kosovë pritet të reflektohet edhe në Raportin e Komisionit Evropian për vitin 2026,…

13 minutes ago