Categories: kosovë

Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e hapur” mirëpret qëndrimin e përbashkët të deputetëve për aktgjykimin e Hagës

Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e hapur” ka vlerësuar konsensusin e 99 deputetëve të Kuvendit të Kosovës, të cilët miratuan deklaratën lidhur me aktgjykimin e Dhomave të Specializuara ndaj Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit.

Të lidhura

None found

Në reagimin e saj, qendra shprehet se deklarata e 28 shtatorit 2026 përfaqëson një qëndrim të qartë të deputetëve, të cilët nënvizuan se asnjë vendim gjyqësor nuk mund ta ndryshojë të vërtetën historike të luftës në Kosovë.

“E mirëpritëm faktin që, përmes deklaratës së 28 shtatorit 2026, deputetët mbajtën një qëndrim të prerë dhe theksuan se asnjë aktgjykim nuk mund ta zhbëjë të vërtetën historike të luftës në Kosovë. Përmes këtij qëndrimi, ata shprehën vullnetin e qytetarëve të Kosovës për ta cilësuar aktgjykimin e 16 shtatorit si të padrejtë, si dhe për ta kundërshtuar si të papranueshëm konkluzionin për ekzistencën e një qëllimi të përbashkët kriminal për realizimin e pavarësisë së Kosovës”, thuhet në reagim.

Qendra deklaron se beson fuqimisht që vetëm përmes unitetit mund të përmbushen kërkesat e deputetëve drejtuar institucioneve shtetërore të Republikës së Kosovës. Sipas saj, institucionet duhet të ndërmarrin çdo masë të nevojshme për ruajtjen e së vërtetës dhe të pastërtisë së luftës çlirimtare të popullit të Kosovës, si dhe për hartimin e një strategjie të përbashkët shtetërore.

Kjo strategji, sipas Qendrës, duhet të bashkërendojë veprimet juridike, institucionale dhe diplomatike, me synim mbrojtjen dhe afirmimin e së vërtetës së plotë historike për luftën e drejtë të Kosovës për liri dhe çlirim.

“Jemi të bindur se zbatimi profesional i kërkesave të sipërpërmendura do të çojë drejt një vendimi të drejtë: zhbërjes së Dhomave të Specializuara dhe lirimit të pengjeve që mbahen në burgun e Scheveningenit në Hagë”, thuhet në reagimin e Qendrës “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”.

të fundit

Esposito shkruajnë historinë e Italisë, përsëritet një rekord pas 110 vitesh

Italia po përballet me Turqinë në stadiumin “Ataturk Spor Kompleski Matli” në Bursa, në një ndeshje ku vëmendja kryesore është…

9 minutes ago

Gjimshiti: San Marino must not be underestimated; everything depends on our focus

Berat GjimshitiKapiteni i Kombëtares, Berat Gjimshiti, theksoi në konferencën për media se përballja me San Marinon nuk duhet konsideruar e…

15 minutes ago

Fire engulfs grass and reeds in Bishan, Vlorë, as winds hamper response

Një zjarr ka rënë mbrëmjen e së hënës në fshatin Bishan të Vlorës, duke përfshirë një sipërfaqe me barishte dhe…

16 minutes ago

Brussels prepares a dedicated roadmap for Albania and three other EU candidates

Pas vlerësimit të Shqipërisë si vendi pararojë i rajonit në procesin e integrimit evropian dhe zhvillimit të konferencës ndërparlamentare për…

16 minutes ago

Haxhiu: Kuvendi duhej të shprehte qëndrimin për aktgjykimin e padrejtë

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës dhe ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se ishte e rëndësishme që…

16 minutes ago

Following Mazonakis’ death, Thessaloniki clinic where unlicensed chemotherapy was administered is closed

Menjëherë pas vdekjes së këngëtarit të njohur grek Giorgos Mazonakis, kontrolle të shumta kanë nisur në Greqi në klinika dhe…

17 minutes ago