Grupi i njohur, Elita 5 ka ftuar institucionet e Kosovës që të miratojnë kërkesën që lulëkuqja me katër petale të bëhet simbol unik zyrtar i përkujtimit të viktimave të gjenocidit në Kosovë, kërkesë kjo që është bërë nga Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ata kanë ftuar të gjithë shqiptarët kudo në botë dhe institucionet shtetërore të Kosovës ta miratojnë këtë kërkesë.
None found
“Elita 5 ka qenë në mbështetje të luftës çlirimtare të Kosovës dhe ka dënuar fuqishëm gjenocidin që Serbia ka kryer kundër shqiptarë. Prandaj mbështesim kërkesën e Qendrës “Gjenocidi në Kosovë- Plagë e hapur” që lulëkuqja me katër petale të bëhet simbol i gjenocidit në Kosovë, si simboli më kuptimplotë dhe më gjithëpërfshirës për format e këtij krimi që u aplikuan ndaj shqiptarëve të të gjitha moshave dhe gjinive!
Ftojmë të gjithë shqiptarët kudo qofshin në botë dhe institucionet shtetërore të Kosovës ta miratojnë këtë kërkesë që me 15 janar, me këtë simbol unik, të përkujtojmë viktimat e gjenocidit të kryer gjatë luftës së fundit në Kosovë”, thuhet në postimin e grupit.
Aktivisti Ilir Xhemalaj, ka deklaruar se synimi i protestuesve është përfshirja gjithnjë e më e madhe e studentëve dhe të…
Pavarësisht humbjes së rëndë 3-0 ndaj Irlandës, Ran Ben Shimon do të vazhdojë të jetë përzgjedhës i Izraelit. Mediat izraelite…
Futbollisti i Anguilës, Aedan Scipio, është bërë protagonist i një prej episodeve më të pazakonta të ditëve të fundit në…
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka deklaruar në Debat Plus se nuk e sheh të nevojshëm një koalicion…
Në sheshin e kryeqytetit kanë nisur të mblidhen qytetarët për protestën e natës së 13-të, me grumbullimin që ka filluar…
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, njëherësh ushtruese e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka thënë se ka pasur kritika ndaj…